Bulku vazhdon rikuperimin, Krivbas humbet | ||||
|
Mesfushori i kombetares Shqiptare Ervin Bulku nuk ishte i pranishem me skuadren e tij Krivbas ne ndeshjen e transfertes qe ekipi i "shqiptareve" luajti me Arsenal. Bulku vazhdon rikuperimin nga demtimi qe pesoi ne takimin e meparshem dhe nuk do te aktivizohet as javen e ardhshme. "Nuk jam rikuperuar plotesisht dhe jam duke vazhduar fizio-terapi per kemben e lënduar" u shpreh mesfushori Ervin Bulku per Albaniasoccer.com, i cili akoma nuk e di te sakte se kur do te jete i gatshem per tu aktivizuar. "Eshte nje demtim i lehte dhe relativisht nuk kerkon shume kohe per stabilizim, por drejtuesit e skuadres deshirojne te jene te kujdesshem derisa te jem plotesisht i rikuperuar. Edhe takimin e ardhshem nuk do te aktivizohem", vazhdoi Ervini i cili shpreson te rikthehet ne fushe se shpejti. "Mendoj se pas ketyre dy takimeve do te aktivizohem nese gjithcka shkon ashtu sic duhet", theksoi mesfushori 28 vjecar i cili luan ne edicionin e trete me Krivbas. "Nese luaj ne kampionat perpara takimit Estoni- Shqiperi, besoj se do paraqitem edhe ndaj skuadres estoneze, perfundoi Bulku prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Krivbas gjate takimit te sotem, nuk luajti me asnje shqiptar si titullar, por Bylykbashi ishte i vetmi qe u aktivizua si zevendesues ne minuten e 66-te. Kjo ishte humbja e nente per skuadren e Krivbas qe vazhdon te ndodhet ne vend te fundit me 4 pike, vetem nje fitore dhe nje barazim ne 11 ndeshje. Fatjon Pandovski Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5465 |