Kombetarja/ Kuzhe kapitull i mbyllur, Duka nis te shqyrtoje kandidaturat | ||||
|
Josip Kuzhe, trajneri i kombetares prej dy vitesh e gjysem nuk do te jete me njeriu qe do te drejtoje perfaqesuesen e Shqiperise. Nuk eshte bere akoma zyrtare por eshte thuajse e konfirmuar se per te ndeshja e fundit ne bankine ka qene ajo kunder Rumanise. Kuzhe do te largohet drejt Kroacise per te qendruar disa dite prane familjes se tij dhe do te kthehet per te marre valixhet pas dy javesh dhe prishur para kohe kontraten qe i mbaron ne fund te ketij viti. Presidenti i Federates Shqipetare te Futbollit ka nisur nga sot punen per te gjetur pasardhesin e tij. Mundesi reale jane disa ish futbolliste te kombetares qe duan te marrin drejtimin. Besnik Hasi, Rudi Vata apo dhe ndonje emer tjeter po perfliten. Duka nuk e ka mohuar kete opsion por gjithashtu ai po punon dhe shqyrton disa emra trajneresh te huaj per ti besuar drejtimin e kuqezinjve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4586 |