HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
EURO 2012/ France-Shqiperi 3-0
nga AlbaniaSoccer   E premte, 07 Tetor 2011 22:42   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseShqiperia eshte mundur ne “Stade De France” nga kombetarja e gjelave me nje rezultat te paster 3-0. Francezet u lodhen shume pak per te shenuar ne porten e Saimir Ujkanit. Portieri qe luan per Novaren ne Serine A italiane gaboi dhe u tregua shume i pasigurte ne disa dalje. Kombetarja e re, me mungesat e Lales, Skeles e Bogdanit nuk perballoi dot Francen, megjithese dha disa shkendija pozitive ne ndeshjen e sotme.

Pjesa e pare nis keq per kuqezinjte qe ne mbrojtje e kane mjaft te veshtire te kuptojne levizjet e kundershtarit. Lala dhe Cana bejne mire ne qender ndersa Vangjeli me Dallkun vuajne presionin e Nasris, M’Vilas apo dhe ndonje tjetri. Goli i pare erdhi ne minuten e 11-te, shume shpejt per nje mbremje te gjate.  Per here te pare Ujkanin e mposhti futbollisti i Chelsit Florent Maluda.

Shqiperia e Kuzhes perpiqet te dale nga zona e saj duke kerkuar Hyken e Salihin por qe shpesh gjenden te vetem e te izoluar nga lojtaret francez. Odise Roshi ne ndeshjen e tij te pare me perfaqesuesen jep shkendija pozitive dhe ne ndonje rast ben dhe ndonje levizje spektakolare. Shfrytezon shpejtesine dhe e nxjerr kombetaren tone disi perpara. Gjerat po ecnin mire dhe mesfusha po mbante larg sulmuesit francez. Goli i dyte erdhi pas nje aksioni te bukur dhe kokefortesise se Nasrise qe ne fund sherbeu per Remy dhe ky mposhti ne minuten e 36-te Ujkanin per here te dyte. Deri ne fund kuqezinjte shmangen golin e trete dhe iu drejtuan dhomave te zhveshjes.  Gjate ketyre 45-minutave vlen te vecohet nje gjuajtje e Roshit dhe Likes nga distanca.

Ne pjesen e dyte Shqiperia u mundua ti ulte me cdo kusht ritmin francezeve per te mos pesuar nje goleade. Te dy trajneret bene disa zevendesime dhe ndeshja nuk kishte me fytyren e pjeses se pare.

Kuqezinjte u munduan te krijonin rrezik tek kundershtari po e kishin te pamundur te gjenin porten e Lloris. Ne minuten e 67-te Reveillere shenoi edhe golin e trete duke i lene ne vend Ujkanin.

Shqiperia mundi te mos pesonte me deri ne fund dhe beri nje paraqitje zhgenjyese perballe vendasve ne France.

Kuqezinjte tane ngelen ne kuoten e 8-te pikeve te parafundit ne grupin D. Ndeshja e fundit do te zhvillohet te marten ne “Qemal Stafa” me Rumanine por dhe ky takim nuk do te ndryshoje asgje ne klasifikim pavarsisht rezultatit.


busy
komente