EURO 2012/ FSHF publikon cmimet e “kripura” per ndeshjen me Francen | ||||
|
Nepermjet nje komunikate per mediat FSHF ka publikuar cmimet per ndeshjen e 2 shtatorit qe Shqiperia do te luaj me Francen. Per nje vend ne Qemal Stafa ata mbremje duhet te paguash shume. Nje bilete ne tribunen kryesore do te kushtoje 10 mije leke, 7 mije leke dhe 5 mije leke ne varesi te karrikes dhe pozicionit. Ne tribunen D2 do te kushtoje 3 mije leke, ne D1 dhe D3 nje bilete ben 2 mije leke. Ne tribunen C dhe E ben 5 mije leke te reja. Shitja e biletave do te nise se shpejti. Per ata qe ndodhen jashte vendit do te kete serish mundesi qe te rezervojne nepermjet internetit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5932 |