Klodian Semina: Gati per fitore ne "derbi" | ||||
|
Locarno, skuadra ku luajne tre shqiptaret Semina, Sadiku dhe Malindi, sot ne mbremje do te zhvilloje ndeshjen e javes se dyte te Challenge league, ku do te presi skuadren e Luganos. Locarno humbi takimin e javes se pare 5-2 ne fushen e Wohlen edhe pse sulmuesi Armando Sadiku shenoi dy here. "Eshte fillimi i kampionatit dhe jemi akoma ne fazen e ambjentimit me skuadren dhe me lojen e njeri-tjetrit. Shpresojme qe sot ndaj Luganos te zhvillojme nje ndeshje te mire dhe te arrime nje rezultat pozitiv", u shpreh mbrojtesi shtatlarte Klodian Semina i cili eshte optimist se lojtaret shqiptare ne kete skuader do te kene nje sezon rezultativ. "Ne luajtem te tre si titullare ne takimin e pare dhe mund te them se u paraqitem mire (Malindi 60 minuta - Sadiku dhe Semina 90), pavaresisht rezultatit. Kuptohet, eshte pozitive qe ne te permiresohemi nga ndeshja ne ndeshje dhe jam i sigurte qe do kete permiresime pasi vullneti dhe deshira jane", perfundoi Semina prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, disa ore perpara fillimit te takimit Locarno-Lugano Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5585 |