Kombetarja/ Boterori 2014 per Shqiperine nis nga vazo e katert | ||||
|
Mund te konsiderohet nje sukses mjaft i madh ngjitja e Shqiperise ne vazon e katert per kualifikueset e boterorit pas tre vitesh. Ecuria pozitive e ketyre kualifikueseve dhe sukset e arritura me Josip Kuzhen e kane ngritur nivelin e kuqezinjve ne rang boteror dhe sipas lajmit zyrtar publikuar nga FIFA, Shqiperia nuk do te jete me e pesta por do te kete pozicionin e katert ne grup. Te shtunen ne 30 korrik ne Rio de Zhaneiro te Brazilit do te hidhet shorti ku dhe kombetarja jone do te mesoje emrat e kundershtareve qe do te kete perballe ne kualifikueset e boterorit 2014. Perfaqesuese i FSHF-se do te jete presidenti Armando Duka dhe zv/ presidenti Lutfi Nuri qe do te jene te pranishem ne Brazil kur do te hidhet shorti. Ne kualifikueset europiane marrin pjese 53 skuadra, mes te cilave edhe Spanja kampione e botes ne fuqi. Ndeshjet do te luhet nga 7 shtatori 2012 deri me 15 tetor 2013, ndersa skuadrat do te luajne ne 8 grupe me 6 skuadra dhe 1 grup me 5. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6915 |