Ekskluzive/ Michael Owen: Shqiperia "fatmbaresi" per mua | ||||
|
Nje nga sulmuesit me te spikatur te Anglise gjate dekates se fundit, Michael Owen e filloi karrieren e tij si lojtar i Liverpulit, kur ne kulmin e viteve te tij tek klubi rival i Manchester United i qelloi te ndeshej dy here ndaj Shqiperise ne eliminatoret e Boterorit 2002. "Ndaj Shqiperise kam luajtur ne kulmin e karrieres time dhe mbaj mend qe te pakten kam shenuar nje gol", u shpreh Michael Owen ne nje prononcim Ekskluziv per Albaniasoccer.com. Faktikisht, Owen ka luajtur tre here ndaj Shqiperise, dy here si anetar i Liverpulit ne eliminatoret e Boterorit 2002 dhe nje here si anetar i Newcastle ne miqesoren e Burnley ne korrik te vitit 2007-te. Per Owen, Shqiperia ka qene gjithnje "e mbare". "Sigurisht, qe mund ta konsideroj si ekip qe me sillte mbarresi", theksoi Michael duke buzeqeshur, jo se shenoja, por sepse ate sezon qe e kishim ne grup une kam qene ne nje forme te jashtezakonshme. Mundem Gjermanine ku shenova tregolesh dhe pastaj Shqiperine ku une mbaj mend qe shenova perseri. Nuk me kujtohet mire ndeshja e Tiranes", vazhdoi Michael, i cili shenoi edhe ne Tirane menjehere pasi kishte shenuar edhe ne fitoren ndaj Finlandes tre dite me pare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5061 |