Europa Lige/ Flamurtari-Jablonec 0-2 | ||||
|
Flamurtari: Mocka (Spaho 82’), Brahja, Begaj (Progni 56’), Sakaj, Veliu, Arberi, Lena, Kuqi, Ahmataj, Shehaj, Xhafa Trajner: Gugash Magani Jablonec: Spit, Jablonsky, Kopic (Vosahlik 72’), Pitak, Elias, Loucka, Kovarik (Novak 63’), Lafata (Tresnak 85’), Jarolim, Benes, Pavlik Trajner: František Komňacký Shenues: David Lafata 70’, 76’, Kartona te verdhe: Daniel Xhafaj 58’/ Lubos Loucka 59’; Pavel Elias 88’ Gjyqtare: Sergei Karasev; Ilya Baryshnikov; Vyacheslav Semenov; Sergei Lapochkin (RUSIA) Stadiumi: Flamurtari 5000-tifoze Flamurtari ka pesuar humbjen e dyte rrjesht ne Europa Lige dhe per ironi te fatit te dyja humbjet ne fushen e vet. Ne perballjen me ekipin Cek te Jablonecit ekipi i Flamurtarit zhvilloi nje loje te dobet. Ne pjesen e pare kuqezinjte nuk e vune per asnje cast ne veshtiresi portierin mik. Ishte skuadra kundershtare ajo qe pati rastet me te volitshme duke tronditur edhe shtyllen e Mockes me ane te Lafates. Vlonjatet me shume menduan per mbrojtjen dhe per te mos pesuar gol dhe ja arriten qellimit ne 45-minutat e para. Ne pjesen e dyte Magani largon Begajn dhe aktivizone Prognin i cili i jep me shume theks sulmues lojes se Flamurtarit. Daniel Xhafaj ka pasur mundesine me te mire per te kaluar ne avantazh ekipin e tij por i vetem me portierin Spit ka preferuar te stimuloje per te fituar penallti, por eshte ndeshkuar me karton te verdhe nga ana e gjyqtarit kryesor Karasev. Ne momentin me te mire te vlonjateve miqte nga Cekia kundersulmojne duke e kapur ne “gjume”, mbrojtjen vendase dhe shenojne golin e pare ne minuten e 70-te me ane te David Lafata. Nuk kalojne shume dhe ne minuten e 76-te po me te njetin autore Jabloneci shenon edhe golin e dyte dhe te sigurise. Me kete rezultat ceket jane me nje kembe ne turin e trete te Europa Lige kurse Flamurtarit do ti duhej nje mrekulli per te shenuar tre gola ne ndeshjen e kthimit per te vazhduar me tej. Klevis Bejkolli
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5508 |