Lorik Cana: Lazio, ëndrra e bërë realitet | ||||
|
Lorik Cana ka mberritur ne Itali per te mbyllur perfundimisht kalimin e tij tek Lazio. Me ne fund pritje e tij eshte kurrorezuar dhe lojtari ndihet si ne qiellin e shtate. "Jam teper i gezuar qe perfundimisht jam tek Lazio, pasi te luaja per ta ka qene gjithnje enderr per mua. Une gjithnje e kam patur ne mendje kete mision per te ardhur tek Lazio, sepse perhere kam menduar se eshte nje ekip i madh me tifoza te mrekullueshem dhe i pershtatshem per mua", theksoi Cana pas mberritjes se tij ne Itali, gjate dites se hene. "Largohem nga Istambuli i kenaqur, sepse tek Lazio me pret nje sfide interesante", vazhdoi prononcimin e tij futbollisti 27 vjecar. "Sezonin e kaluar me Gallatasaray luajta mire, por shpresoj qe vitet e ardhshme te luaj akoma me mire me skuadren time te re dhe me fanellen time te re numer 19-te", theksoi Loriku i cili edhe tek Lazio pritet qe te veshi fanellen me numrin 19-te. "Ne Turqi pata veshtiresi, por ai aspekt eshte mbrapa dhe une jam optimist per te ardhmen ku me kete ekip do te luajme ndaj shume skuadrave te medha ne Itali dhe Evrope", perfundoi Cana, duke u afruar akoma me shume vendlidjes se tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5936 |