HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore/ Argjentine-Shqiperi 4-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Qershor 2011 00:36   pdfShtypEmail

Argjentine-ShqiperiPer Shqiperine ka qene e bukur deri ne momentin kur gjyqtari vershelleu per fillimin e lojes. Argjentina sipas gjithe parashikimeve ka fituar lehtesisht, duke ecur dhe pa vrapuar ndeshjen miqesore kunder kombetares sone duke bere nje poker golash. Perballe yjeve te shumte, Shqiperia B edhe pse me nje trajner si Kuzhe qe ishte treguar i kujdesshem ne rreshtimin e lojtareve te tij ka mundur te bej rezistence shume pak minuta. Ne te 5-ten Messi ka nxjerre nje asis per Lavezzin qe ka mposhtur kapitenin tone Arjan Beqaj. Shqiperia trembet dhe qendron gjithe kohen ne mbrojtje. Lojtaret tane gabojne ne pasime dhe e kane te pamundur te kundersulmojne. Messi ben magji ne fushe dhe ngre peshe 48 mije tifozet e pranishem. Festa e pavarsise se Argjentines ngrohet me shume nga ndeshja ne fushen e lojes. Kuqezinjte bejne gabime amatoreske dhe nuk arrijne te gjejne njeri tjetrin. Gjate pjeses se pare arriten te bejne vetem nje gjuajtje pa shume pretendime ne porte me ane te Ervin Bulkut. Asgje tjeter per ta mbajtur mend. Kur te gjithe menduan se po mbaronte pa gol tjeter pjesa e pare Mesia i futbollit, shenon golin e dyte duke bere rremuje te gjithe mbrojtjen kuqezi. Beqaj se kupton fare qe topi shkon ne porte.

Ne pjesen e dyte Kuzhe ndryshon pak dhe ne fushe eshte e njejta loje. Largohet Vila per ti lene vendin Hykes por ska shume ndryshime. Shqiperia nuk ben asgje dhe me teper turperohet se sa luan futboll. Minutat kalojne dhe dy here kampionet e botes ulin ritmin. Por as kjo nuk i ndalon te shenojne dy gola te tjere per ta kthyer ne goleade kete ndeshje. Ne filllim Aguero ne minuten e 75-te i gjetur mjeshterit nga Messi genjen dhe portierin Hidi dhe shenon golin e trete ndersa ne fund mendon Tevez per te na shenuar golin e katert me nje gjuajtje te forte brenda zone. Shqiperia del me koken ulur nga stadiumi por me nje justifikim. Perballe kishim nje skuader yjesh, shume larg nivelit te futbollit tone.


busy
komente