Ne fokus/ Behxhet Pacolli deshiron kombetaren kuqezi ne Prishtine | ||||
|
Zevendeskryeministri i Qeverise se Kosoves, Behxhet Pacolli, ka deshiren te shohe ne Prishtine kombetaren kuqezi. Ai deshiron te rikonstruktohet sa me shpejt stadiumi i kryeqendres kosovare. Mediat kosovare kane publikuar deklaraten e tij mbi kete ceshtje. “Jam shume i interesuar qe te kryhet projekti i rinovimit te stadiumit te Prishtines, i cili do t’ia hapte rrugen Shqiperise te luaj ne Prishtine”, tha Pacolli. Deklaratat e zyrtarit te larte te qeverise kosovare vijne pas lajmit per mundesine qe kombetarja kuqezi t’i zhvilloje ndeshjet ne Prishtine, pasi “Qemal Stafa “ ne Tirane do te prishet per t’u ndertuar nje i ri. Ndeshja Shqiperi-Rumani mund te luhet ne Prishtine dhe levizjet nga dy federatat qe kjo mundesi te behet realitet kane nisur. FSHF eshte ne kerkim te nje stadiumi, ku do t’i zhvilloje ndeshjet e radhes, derisa te perfundoje ndertimi i stadiumit te ri dhe per momentin ka tre alternativa. Stadiumi i Shkodres “Loro Borici”, stadiumi i Prishtines dhe stadiumi Shkupit “Filipi i dyte”. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6095 |