Ervin Skela: Jam gati per TSV 1860 | ||||
|
Pas takimit miqesor qe skuadra perfaqesuese e Shqiperise zhvilloi ne Furth, kapiteni i skuadres kombetare Ervin Skela u perqendrua rreth situates aktuele te tij. "Jam gati per 1860. Mua me pelqen skuadra, me pelqen qyteti dhe ata kane nje stadium shume interesant", u shpreh mesfushori i cili pati gjate ndeshjes interesimin e dyshes te TSV 1860 Ewald Lienen dhe Miki Stevic. Interesimi i te dyja paleve nuk eshte iplote per te lidhur nje marredhenie afatgjate. "Une jam njeri familjar dhe nuk dua qe te leviz vit per vit. Ka patur pak interesim edhe nga Tus Koblenz, por edhe TSV ka kerkesa", u shpreh Skela i cili deshiron nje kontrate 2 vjecare, por qe nuk eshte ne axhornim te plote me interesat e TSV. Skela i cili stervitet aktualisht me skuadren e dyte te Leverkusen e ka shprehur disa here se kjo me shuem mundesi do te jete kontrata e fundit e tij. "Ka shume mundesi qe kjo te jete kontrata e fundit qe une do te nenshkruaj dhe duke qene se une kam familje eshte teper e veshtire qe une te leviz cdo vit nga nje klub tek nje tjeter", u shpreh fantazisti shqiptar, i cili do te jete perseri ne krye te vezhgimit ne ndeshjen Suedi-Shqiperi te merkuren. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5653 |