Kombetarja/ Kuzhe vazhdon eksperimentet me skuadren ne stervitje | ||||
|
Stervitja dhe eksperimentet per formacionin kane vazhduar sot ne drejtimin e Josip Kuzhes. Ne stadiumin Niko Dova te Durresit, trajneri kroat i kuqezinjve ka ndjekur programin me lojtaret qe ka grumbulluar per sfiden e nxehte qe do luhet te shtunen kunder Bjellorusise. Sot ne fillim ai ka bere disa ushtrime te lehta, ushtrime te tjera me topin dhe pastaj ka ndare skuadren ne dy ekipe me nga 10 lojtare. Kuzhe ka bere vetem eksperimente sepse formacionin do ta vendosi dhe do ta publikoje vetem te premten, nje dite para ndeshjes. Ne njerin krah kane qene Beqaj, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Lala, Bulku, Agolli, Skela, Salihi qe afron me shume me formacionin dhe ne krahun tjeter benin pjese Ujkani, Vrapi, Beqiri, Lika, Duro, Vila, Muzaka, Hyka, Bakaj, Bogdani. Gjate lojes Kuzhe ka bere dhe disa levizje mes lojtareve per te pare se si funksionojne me mire idete e tij. Ne fund ka pasur edhe disa prova nga goditjet standarte dhe pas kesaj lojtaret jane futur ne dush duke i dhene fund pergatitjeve per sot. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6435 |