Speciale / Kuzhe, Shala dhe Kozniku ne "Dream Team" | ||||
|
Mediat Kroate po bejne zgjedhjen e ekipit te Shekullit ne Futbollin Kroat, ku nder keta jane edhe tre lojtare shqiptar, prizerenasit Vilson Xhoni dhe Kujtim Shala si dhe gjakovari Ardijan Kozniku. Permes votave te lexuseve per mbrojtes ne Dream Team eshte zgjedhur edhe perzgjedhesi i Shqiperise Josip Kuzhe. Kurse, Vilson Xhoni nuk ia doli te futet ne 6 shen me te mire. Xhoni ka fituar 4 here titullin e Kampionit te Jugosllavise me Dinamon e Zagrebit dhe 5 here Kupen e Marshallit Tito, qe ka qene Kupa e Shtetit si dhe ne vitin 1978 ka qene lojtari me i mire i Jugosllavise. Xhoni eshte Shqiptari i pare ( i lindur ne Split ) qe ka luajtur ne Bundesliga, me FC Schalke 04. Ne mesin e sulmueseve jane edhe Kozniku me Shalen. Mirepo, akoma nuk ka ardhur tek votimet e sulmueseve. Ish reprezentuesi Kroat, Mladen Mladenovic qe ka luajtur me Rijeken, Dinamon, Salzburgun, Hajdukun dhe eshte marre ne Gamba Osaka te Japonise nga Josip Kuzhe, ka qene pjese e Kroacise ne KE 1996... Ne Dream Team te vet ai ka futur edhe Kujtim Shalen, duke e cilesuar ate si lojtar me te mire se Alen Bokshiq. Mladenoviq per Shalen shprehet: "Shala e ka lene zemren ne fushe, por edhe ka pasur shume dijeni per futbollin. Per Dinamon ka dhene shume gola te mrekullueshem dhe ka qene nje nder i madh te luash me Kujtimin ne nje ekip". Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6156 |