HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive/ Menaxheret nuk pelqejne qe lojtaret e tyre te luajne per U-21 dhe U-19 te Shqiperise
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Shkurt 2011 07:05   pdfShtypEmail

Shumica e menaxhereve dhe keshilletareve te futbollisteve shqiptare qe luajne ne Diaspore, nuk e shohin si opsion ideal kalimin e klienteve te tyre ne radhet e shpresave apo ekipeve zinxhire te Shqiperise.
Nje menaxher (L.D) i nje futbollisti qe mund te luaj per Shpresat apo U-19 thote: " Une personalisht nuk jam i interesuar qe futbollisti im te luaj per U-19 dhe U-21 te Shqiperise, sepse kjo nuk i ndihmon aspak. Ai mund ta deshmoj veten ne lige dhe te kaloj ne ekipe te forta.
U-21 e Shqiperise eshte shume e dobet per nga niveli dhe nuk jam i interesuar qe klienti i im te shkoj ne Qipro, Turqi, Azerbajxhan apo vende tjeter te ballkanit. Nese ata luajne per Shqiperine e nivelit te dobet, digjen per ato shtete te tjera qe ata kane mudnesi te luajne dhe te kene sukses."

fshf_stadiumi"Niveli i futbollit shqiptar eshte skandaloz dhe shume i dobet. Lojtaret jane te dobet fizikisht, pretendojne shume dhe nuk japin aspak rendiment. 18 emra kane qene te permendur per te lidhur kontrata me klube ne Evropen Perendimore nga Superliga e Shqiperise dhe asnje nuk firmosi, por edhe nga ata qe luanin jashte, 4-5 prej tyre u rikthyen ne Kampionatin e dobet shqiptar"

Po ashtu edhe nje menaxher shqiptar (A.R) nuk preferon qe lojtaret e tij te luajne per Shpresat e Shqiperise. Ai thote: " Une kam shume futbolliste ne Evropen perendimore dhe i sugjeroj futbollisteve te mi qe te marrin shtetesine zvicrane dhe te luajne per Federaten Zvicerane. Shqiperia ka nje U-21 shumete dobet dhe udhehiqet dobet. Ata ne Zvicer mund te depertojne me shpejt sesa nese luajne per Shqiperine. Ata kane zhvilluae nje test ne Zvicer. Por, e kane te veshtire. Sepse, Zvicra po reagon me lojtaret qe ne moshen 15 vjecare dhe asnje talent nga Ballkani nuk po e leshon te ike. Shqiperia mund te marre vetem ata qe nuk ia dalin ne Axpo Superleague apo Ligen e dyte zvicerane. Por, duhet pasur parasysh se edhe Superliga e Shqiperise eshte shume e dobet dhe deri me tani me jane ofruar shume futbolliste per ti sjellur ne Zvicer. Per fat te keq nuk kam mundur te beje asnje transferim. Se per momentin ata kane nje kualitet shume te dobet, qe nuk i mbush kriteret e Futbollit profesionist ne Zvicer".


Po ashtu, edhe nje futbollist (B.F) qe mund te ftohet per te luajtur me skuadrat e moshave te Shqiperise thote: " Une luaj per Shqiperine, vetem nese ata me ftojne. Nuk e kam ndermend qe t'iu lutem atyre. Sistemi i tyre eshte shume i dobet Nje aktivizim pa vlera me ta me djeg karrieren".

Si konkluzion eshte mire qe FSHF te bej nje ofenziv ne pikasjen dhe seleksionimin e talenteve, e tille sic po e ben federata turke TFF qe kane shpallur lufte Gjermanise dhe Zvicres. Eshte pune e veshtire, por nese merret nje organizim konkret ku te behet nje seleksionim racional i atyre talenteve qe jane te vlefshme jo atyre qe ofrojne para dhe miqesira, mund te sjell fryte!


Nga Gjermania

Sami Bacaj


busy
komente