Legjionaret/ Demtohet Gilman Lika, ne rrezik miqesorja me Maqedonine | ||||
|
Mesfushori Gilman Lika eshte demtuar gjate fundjaves që kaloi, ndersa grumbullimi i tij ne Kombetare duket seriozisht ne dyshim. 23-vjeçari ka ndjere probleme gjate nxehjes perpara ndeshjes qe Diarbakirspori ka luajtur kunder Giresunsporin, te vlefshme per Ligen 1 turke (kategoria e dyte ne kete vend). Klubi e ka cilesuar lendimin e Likës si trondites, per faktin se trajneri Engin Korukir e ka pasur te veshtire qe te formonte formacionin titullar, ndersa nuk jane dhene detaje te shkalles se demtimit dhe periudhës se rikuperimit te shkodranit. Ende nuk mund te thuhet me siguri nese mesfushori i krahut te majte do te jete apo jo i grumbulluar per miqesoren e 17 nentorit, qe Shqiperia do te luaje me Maqedonine Lika eshte nje prej te rinjve qe trajneri Josip Kuzhe ka mbeshtetur me shume. Perveç aktivizimit me rregullsi ne ndeshje miqesore, 23-vjeçari ka pasur mjaft hapesira edhe gjate kualifikueseve të Euro 2012. Ai ka luajtur si zevendesues perballe Rumanise dhe Bosnjes, ndersa ishte titullar ne sfiden me Bjellorusine. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5271 |