Gilman Lika: Kam “ngrënë†shkelma, ti mbaj mend | ||||
|
Gilman Lika, mesfushori i kombetares Shqiptare qe luan ne kampionatin e Bank Asya Lig 1 te Turqise ka qene protagonisti kryesor I takimit per skuadren e tij Boluspor qe fitoi ndaj rivales Adnaspor 3-1 ne fushen e vet. Gjate takimit qe zhvilluan keto dy ekipe, gjyqtari  takimit leshoi per te dyja ekipet 8 kartona te verdhe dhe 4 te kuq ne favor te Adnaspor.  “Zhvilluam nje ndeshje teper e tensionuar dhe ne e merituam fitoren pasi luajtem me mire†u shpreh per Albaniasoccer.com, Gilman Lika, i cili ishte protagonisti i golit te pare te shenuar ne minuten e 20-te te takimit.  “Ishte nje aksion i shpejte dhe une isha gati per te hyre ne zone dhe gjuajtur per te shenuar, nderkohe qe mbrojtesi i Adnaspor me goditi duke me penguar. Ne kete menyre gjyqtari i takimit i nxorri atij kartonin e kuq dhe akordoi goditje denimi per ne. Faullin, per ekipin tone e ekzekutoi Erdem, i cili e shnderroi ne golâ€, vazhdoi biseden Lika i cili pati efektin e tij edhe ne golin e dyte te shenuar ne fund te pjeses se pare. Nderkohe, pas asistit, ne pjesen e dyte, loja e tij ishte akoma edhe me interesante, teksa nuk mungonin faullat nga kundershtaret ndaj lojtarit.  “Nuk di se cfare te them, por sot me kane mbytur me shkelma, saqë dy lojtaret e skuadres se Adnaspor dolen me te kuqe vetem per nderhyrjet e tyre te renda ndaj meje, ndersa dy te tjeret per argumentim me arbitrin. Megjithate, nuk pata ndonje problem te madh, vetem disa shqetesime te lehta qe do te kalojne pa problem “ theksoi Shkodrani ne vazhdim duke mos e bere alarmante gjendjen  “Asgje me rendesi. Gjithcka eshte mire. Jam gati per ndeshjen tjeter », perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, Gilman Lika, skuadra e te cilit me fitoren e arritur u ngjit ne vendin e katert ne Lig 1, tre pike me pak se kryesuesja e Liges Koyaspor qe barazoi jashte fushe me skuadren e Xhevahir Sukajt Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5408 |