EURO 2012 / Ne Kombetare mungon njeri nder me te miret | ||||
|
Skerdilaid Curri ( FC Erzgebirge Aue ) per momentin eshte mesfushori me i mire ne Shqiperi. Performansat qe po i tregon per momentin, e kane shendrruar ekipin e Aue ne nje favorite per te kaluar ne Bundesliga. Ne fillim te sezonit Aue me buxhetin me te vogel ne Bundesliga 2, eshte para pare nga ekspertet e futbollit si ekipi numer nje qe do bjeri nga liga dhe askush nuk ka llogaritur ne 35 vjecarin Curri. Aue per momentin mban poziten e trete dhe ka vetem nje humbje ( kunder Ösnabruckut 3:2, qe erdhi nga nje gabim i arbitrave ) dhe eshte shnderruar ne preferuese per te kaluar ne Bundeslige. Curri ne pranvere nga mesi i tabeles e dergoj ekipin ne vendin e pare te 3 Liga dhe ishte nder me te merituarit qe Aue u rikthye ne Bundesliga 2. Kete sezon, ai ka bere 5 asistime qe kane ardhur deri te goli dhe 5 here ka qene ne 11 shen e javes per Bundesliga 2. Po perse nuk thirret Curri ne kombetare. Sipas Kavajasit, ne nje prononcim qe ai ka patur per mediat shqiptare ka deklaruar se nuk ftohet ne Kombetare pasi i kane kerkuar leke per te luajtur. Duke gabuar, pa iu drejtuar mediave gjermane dhe vecanerisht trajnerit Hans Peter Briegel i cili patjeter qe do te kishte dhene nje pergjigjeje adekuate ne favor. Keshtu qe,per fat te keq, Skerdit i jane mbyllur dyert pergjithmone ashtu sic ndodhi edhe me Clirim Bashi qe ne vitin 2001 ne prag te ndeshjes Gjermani- Shqiperi 2:1 shpjegoi qe trajneri i asaj kohe i kombetares se Shqiperise Medin Zhega e demantoj nje gje te tille para mediave gjermane. Kete deklarate nuk ia fali tranjeri i atehereshem i Alemannia Aachen qe per ironi te fatit Bashi ishte spiunuar nga tranjeri aktual i Bjellorusise, Bernd Stange dhe eshte detyruar te ike ne Gjermanine Perendimore. Pas asaj deklarate Bashi ka luajtur vetem 5 ndeshje dhe pas vajtjes ne Kine u rikthye dhe luajti neper ligat amatore te Gjermanise. Te shpresojme se Kombetarja do marre rezultate pozitive dhe enderra qe per nje muaj u be realitet te vazhdoj edhe me tutje dhe ndoshta gjakrrat ftohen e Currit i jepet nje shans i ri qe te ndihmoje ne paraqitjen e vendit tone te vogel qe te bej realitet nje enderr, sikur kane shijuar edhe shtete te tjera te vogela si Sllovakia e Sllovenia Sami Baqaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5654 |