Kombetarja/ Ministri Xhaferri viziton Kuzhen e konfirmon mungesen e teknikut te premten | ||||
|
Ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri ka vizituar gjate te martes paradite trajnerin e kombetares Josip Kuzhe, ne spitalin amerikan ku kroati qendron i shtruar prej disa ditesh. Pas nje takimi disa minutesh, ministri Xhaferri ka deklaruar per mediat se gjendja shendetesore e trajnerit kroat eshte permiresuar ndjeshem ne krahasim me ditet e kaluara. Ashtu si grupi i mjekeve te ketij spitali edhe ministri i Sporteve ka pohuar se Kuzhe nuk do te jete ne fushe diten e ndeshjes, perballe Bosnje Hercegovines. Ne ndeshjen e te premtes, kombetarja shqipetare do te drejtohet nga zevendesi i Kuzhes, Xhemal Mustedanagic dhe drejtori teknik i FSHF-se, Astrit Maci. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5439 |