Kombetarja/ Permiresohet gjendja shendetesore, por Kuzhe rrezikon karrieren | ||||
|
Josip Kuzhe eshte permiresuar ndjeshem ne ditet e fundit, por tashme pasi ka kaluar rrrezikun per jeten kroatit mund ti duhet te heqe dore nga karriera e tij si trajner. Asgje nuk eshte e konfirmuar pasi duhet ende kohe per tu dhene pergjigjet definitive mbi kete ceshtje. Ekipit te mjekeve shqipetare ne Spitalin Amerikan ne Tirane i eshte bashkangjitur edhe nje mjek amerikan per te bere nje verifikim te fundit te gjendjes shendetesore te kroatit Kuzhe. Edhe pse gjendja e tij eshte permiresuar ne krahasim me ditet e kaluara, ata lene ne pikepyetje rikthimin e tij ne krye te pankines shqipetare. “Kemi te bejme me nje demtim serioz te trurit dhe mendoj se eshte me fat qe eshte ne kete gjendje te mire. Kuzhe po e perballon mjaft mire situaten, eshte i vetedijshem, flet por eshte paksa i pergjumur. Megjithate besoj se do ta marre veten plotesisht. Mendoj se mundesia e ndjekjes se ndeshjes nga fusha eshte shume e paket, por nuk ka asnje problem ta ndjeke ate nga TV. Veshtire te thuhet se ai do t’i rikthehet profesionit, por une pres qe ai te marre veten krejtesisht e te kthehet ne formen e meparshme”, thote Prof. Charles Park, mjek neorokirurg ne Baltimore. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5188 |