Kuriozitet / Bernd Stange, spiun-agjent-trajner "terroristash" ! | ||||
|
![]() Tranjeri Bernd Stange eshte nje tranjer i njohur gjerman. Ai iku nga Hertha BSC pasi u be i njohur pasi ka qene jo vetem futbollist dhe trajner ne shtetin perendimoro-lindor ne qender te Evropes por njekohesisht nje ish spiun i sherbimit sekret Stasi ne Gjermanine Lindore. Njekohesisht, nuk duhet harruar qe Stange kur ka punuar si agjent i Sigurimit te regjimit komunist ai ka spiunuar disa ish futbolliste. Gjithashtu, Stange eshte tranjeri qe u zgjodh nga Sadam Hussein per te drejtuar Irakun ne vitin 2002 dhe pergjate pushtimit nga ana e SHBA- se, ai akoma jetonte ne Bagdad. Ishte merite e tij qe Iraku u kualifikua ne Lojerat Olimpike Athina 2004 dhe nga ekipi qe u zbulua dhe ndertua nga ai, Iraku me vone doli Kampion i Azise. Per dy vite ai ishte ne Qipro tranjer i Apollon Limassol. E mori ekipin ne vendin e parafundit dhe nje vite me vone e beri Kampione te Qipros. Prej vitit 2007 eshte tranjer i Bielloruseve dhe ka bere nje ngritje te madhe ne futbollin e ketij vendi, duke i marrur barazim Gjermanise 2:2 ne Gjermani dhe ka mposhtur Francen ne fushen e vet. Stange si ish agjent i sigurimit, ka gjetur veten ne nje diktatur komuniste sic eshte Biellorusia qe mendon se do ta kete te lehte ndaj te ish komunisteve te "kuqve" 3 milionesh . Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6007 |