Fatmir Vata, Deshira behet realitet | ||||
|
Njëri nga futbollistët më të njohur shqiptar Fatmir Vata i lindur ne Rreshen me 20-Shtator 1971 do ti jap lamtumirën futbollit aktiv. Vata në ndeshjen Shqipëri – Bosnje Hercegovinë që do të luhet në Qemal Stafa për kualifikimet Euro 2012, do të përshëndetet me tifozët duke i dhënë fund futbollit si profesionist. Lajmi është konfirmuar sot në takimin e Vatës me kryetarin e Federatës së futbollit kosovar Fadil Vokrri. Ish sulmuesi kombetares Shqipetare e ka pasur gjithmon enderr te rikthehet e njehere me fanellen kuq e zi e me sa duket deshira e tij u be realitet. “Unë jam mirënjohës gjithë adhuruesve të mijë e në veçanti këtyre nga Kosova, që nuk kanë munguar kurrë në ndeshjet e kombëtares dhe i ftoj që në ndeshjen e radhës Shqipëri-Bosnje e Hercegovinë, kur unë zyrtarisht do ta lë futbollin aktiv, të vinë në Tiranë për t''i përkrahur djelmoshat kuqezi, sepse kanë nevojë për ta vazhduar serinë pozitive.” -ka thënë Vata. Ai ka luajtur me shume skuadra dhe ekipi fundit ku u aktivizua ishte Wuppertaler SV Borussia ne Gjermani. Tifozet dhe bashkatdhetaret ne Gjermani qe e kane njohur shprehin respektin me te madhe per te pasi eshte nje njeri i afert shume i shoqerueshem. Ndërkohë ai foli edhe për të ardhmen e tij duke theksuar se do të vazhdojë me futbollin, por si menaxher. Dardanoz Zhilivoda Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6034 |