HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 25 Gusht 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
EURO 2012 / Rumani-Shqiperi 1-1
nga AlbaniaSoccer   E premte, 03 Shtator 2010 22:04   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseDy vite me pare(apo dhe dicka me teper se aq) Shqiperia ne eleminatoret e Euro 2008-se humbte ne Rumani me rezultatin 6-1. Sonte ne mbremje, historia ka shkruar nje tjeter faqe dhe kuqezinjte kane kthyer nderin e humbur ne vend. Nje barazim qe ka vlere me te madhe se nje pike e fituar. Nje ndeshje qe mund te konsiderohet si perfekte per ne, per menyren se si lojtaret u mbrojten, vuajten per shume minuta dhe me pas edhe pse u ndeshkuan me nje gol arriten te barazonin. Trajneri Kuzhe ka vijuar rezultatet pozitive ne krye te perfaqesueses kuqezi dhe nje barazim ne transferte per te dhe per te gjithe shqiptaret eshte e barabarte me nje fitore. Per 80 minuta kemi mundur te ruajme te paprekur porten he duhet theksuar qe Beqaj ka qene I pakalueshem. Ne pjesen e pare dy pritje te tij kane qene te mrekullueshme dhe vendimtare ne ruajtjen e portes. Kroati I perfaqesueses shqiptare kishte hedhur ne fushe ashtu si kishte parashikuar nje skuader me tipare te theksuara mbrojtese. Kishte parashikuar gjithashtu qe kuqezinjte nuk do te zbavisnin askend ne kete takim, por perkundrazi duhet te vuanin ata ne fushe dhe te gjithe shqiptaret pas ekranit te televizorit. Mbrojtja me Canen si lider ka treguar se di te jete e pakalueshme. Bulku dhe Lila ne qender te mesfushes kane bere me te miren duke thyer e shkaterruar sulmet dhe aksionet e kundershtarit. Rumunet ne 15 minutat e para te takimit tentuan te gjenin golin por fati ishte me ne. Gradualisht kuqezinjte filluan te rriten dhe mesfusha here pas here i jepte mundesi frymarrje mbrojtes tone qe duhet theksuar ne takimin e sotem ka pasur vertet pune per te bere. Ne fraksionin e dyte te lojes, kuqezinjte tentojne te bejne serish te njejten loje, fotokopje te 45-minuteshit te pare. Kuzhe zevendeson Bogdanin me Salihin dhe ky i fundit tregon menjehere qe di te jete me i rrezikshem se sulmuesi i Cezenes. Atehere kur dukej se ndeshja po shkonte drejt nje barazimi pa gola, vendasit kane arritur te realizojne me ane te Stancu ne minuten e 80. Nje goditje nga kendi ka gjetur te pavendosur mire mbrojtjen kuqezi dhe pas nje rremuje ne zone rumunet kane gjetur golin duke ngritur ne kembe 15 mije te pranishmit. Kuzhe nderhyn menjehere dhe ka hedhur ne fushe Gilman Liken dhe Muzaken. Mesfushori i Dinamos, ka bere mrekulline ne minuten e 87 duke gjetur golin e barazimit. Kroson Agolli nga nje goditje standarte dhe Muzaka dergon topin ne rrjete dhe 1-1. Golin ja dedikon te jatit qe vetem nje muaj me pare ka nderruar jete dhe me pas festoon me shoket e skuadres. Nuk ka me kohe dhe per aq minuta sa kane ngelur rezultati mbetet i pandryshuar. Shqiperia ben te madhen ne Rumani dhe kthehet me koken lart nga transferta e pare per eleminatoret e Euro 2012-s

Enea Shtrepi

Rumani – Shqiperi 1-1
Shenues: Stançu 80’ , Muzaka 87'
E premte, 3 shtator 2010, 20:00

Stadiumi “Ceahlaul”, Piatra Neamt, Rumani
Rumania: Lobont, Kontra (56’ Mureshan), Rat, Tamash, Radoi, Torje, Deac, Marica, Floresku, Koshiç, Nikulae (64’ Stançu). Trajner Razvan Luçesku
Shqiperia: Beqaj, Lila, Vangjeli, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro (81' Muzaka), Skela (78' Lika), Bogdani (56’ Salihi). Trajner Josip Kuzhe.

 

 


busy
komente