Kombetarja / Andis Shala ne pritje te Josip Kuzhes | ||||
|
Sulmuesi i rikthyer ne qender mbrojtes Andis Shala, qe luan per fitusein e Kupes se Skocise- FC Dundee United per momentin ndodhet bashke me ekipin e tij ne pergatitjet para sezonale ne Belfast te Irlandes. Andisi, ne te nejten kohe ka shprehur shume interes dhe eshte ne pritje per te konkretizuar nje menyre aktivizimi me kombetaren Kuq e Zi. Ai per momentin eshte i fokusuar ne European League dhe ka deshire qe per kundershtar te kete FC Juventus Torino, Bayer 04 Leverkusen dhe VfB Stuttgart. Arsyeja se gjithemone i ka pelqyer stadiumi i Torinos ku luan ndeshjet e veta Juventus, Michael Ballack e njeh nga koha- ku i ati Kujtimi luante ne ish qytetin e Karl Marksit, per Chemnitzer FC dhe gjate kohes qe luante ne Kasiserslautren. Ballack disa here e ka vizituar familjen Shala ne Mannheimin e afert. Si dhe VfB Stuttgart qe eshte vetem 60 km larg vendbanimit te Andisit dhe do kete nje prezence te madhe ne mediat gjermane. Por pervec kesaj, mendja e tij eshte edhe tek kombetarja Kuq e zi per te cilet ai ka shprehur interes dhe ka deshire qe te luaj. I ati Kujtimi thote se: " Kam folur ne Josip Kuzhen, jo vetem per kete problem por edhe gjera te tjera. Kuzhes nuk i eshte krijuar mundesia qe ta shikoje Andisin ne ndonje ndeshje, per arsye te ndryshme qe e kane penguar. Por jam i sigurte qe nese Dundee do te luaje ne Europa League me ndonje nga skuadrat e lartpermendura qe Andisi preferon, Kuzhe do te kete mundesi ta shikoj ne loje, ne TV dhe ndoshta i rritet interesimi, sepse mesa di une mbrojtja eshte nje nga pikat ku Shqiperia gjithnje ka patur nevoje improvizimi sic e kane shprehur shume specialiste, qofte edhe trajnere te meparshem. Shpresoj qe dicka pozitive te ndodhi ne te ardhmen karshi deshires se Andisit", u shpreh Kujtimi, ish futbollist i kombetares se Kroacise dhe shume skuadrave te tjera te njohura
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5909 |