HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Shtator 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shqiperia ben te madhen, mund 1-0 Malin e Zi
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Maj 2010 22:34   pdfShtypEmail

kombetarja_ne_malteShqiperia ka arritur te mposhte Malin e Zi ne takimin e sotem me nje supergol te shenuar nga Hamdi Salihi vetem 10 minuta para fundit te ndeshjes. Kuqezinjte kane zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire kunder nje skuadre qe per nga perberja dhe emrat e lojtareve qendron me lart se e jona. Te vendosur mire taktikisht ne fushe nga trajneri Kuzhe, lojtaret e kombetares shqipetare kane treguar shpirt te larte gare edhe pse luhej vetem nje 90-minutesh miqesor. Lorik Cana ka arritur te fitoje thuajse te gjithe dyluftimet me lojtarin me te mire te malazezeve Mirko Vucinic duke treguar edhe nje here se eshte nje futbollist klasi. Ne krahun tjeter Hyka ka dhuruar spektakel me triblimet e tij e duke perfshire ketu edhe golin e Salihit qe per nga menyra e realizimit ishte kryeveper, kuqezinjte kane treguar se dine te bejne gjera te medha. Kane fituar ne kryeqytetin malazezez, ne Podgorice duke thyer nje tabu. Ne ndeshjet jashte fushes sone, te tilla paraqitje jane te rralla dhe rezultatet te tilla jane thuajse te pamundura. Ne fund, kur gjyqtari kroat ka sinjalizuar fundin e ndeshjes, lojtaret e perfaqesueses shqipetare kane nisur festen me tifozet kuqezi, qe duhet theksuar se nuk kane qene vetem te shumte ne numer. Kane qene te zhurshmem dhe aktiv pergjate te gjithe takimit.


Enea Shtrepi

Mali i Zi            0

Shqiperi            1

Shenues: Salihi 80’

Mali i Zi: M. Bozhoviç (62’ Pekoviç), Paviçeviç, Basha, Batak, Jovanoviç, Kashçelan  (46’ Sverotiç), Novakoviç  (74’ Delibashiç), V. Bozhoviç, Vukçeviç, Vuçiniç, Djaloviç (70’ Beqiraj). Tr. Z. Kranjçar

Shqiperia: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Duro (63’ Muzaka), Lila (90’ Vila) , Bulku (85’ Lika), Skela (18’ Hyka), Bogdani (63’ Kapllani), Salihi (82’ Bakaj). Tr. J. Kuzhe

Gjyqtare: M. Strahonia (Kroaci)

Kartona te verdhe: Paviçeviç, Vukçeviç / Cana, Bulku, Agolli, Dallku


busy
komente