Kane dale ne shitje gjate dites se djeshme biletat per ndeshjen miqesore qe do te zhvillohet neser ne mbremje mes Malit te Zi dhe Shqiperise. 2 euro kushton nje bilete per ne tribunat pas portave dhe 4 euro do te kushtoje nje bilete per ne tribunat kryesore. Tifozeria kuqezi do te jete e shumte ne numer, por ne te njejten kohe edhe interesimi i vendasve ne diten e pare te hedhjes se biletave ne treg ka qene mjaft i larte. Pritet qe i gjithe stadiumi te jete i mbushur plot edhe pse do te jete vetem nje miqesore mes dy shteteve fqinje.
Enea Shtrepi
 |