Bogdani, një ndeshje larg 300 në Itali |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 12 Prill 2010 22:04 |  |  |  | |
Sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, është duke vendosur një rekord personal në Itali, duke qenë vetëm një hap larg ndeshjes së tij të 300-të jubilare, në vitin e tij të dhjetë futbollistik në vendin fqinj. Në fakt ai pritej ta arrinte këtë shifër në ndeshjen e humbur të Kievos kundër Palermos të shtunën e kaluar, por trajneri Di Karlo nuk e futi për asnjë minutë në lojë Bogun, ndërkohë që 32-vjeçari shqiptar mund ta realizojë atë kundër Livornos, një tjetër ish-skuadër e tij. Andi Gjata
 |