HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive - Ronaldinho: Lorik Cana, “bashkelojtari” i pare shqiptar !
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Mars 2010 20:17   pdfShtypEmail

cana_lorik_psg_thumbGjate fillimeve te vitit 2003, Lorik Cana filloi aktivizimet e tij te para ne arenen profesioniste. Padyshim, debutimet e tij me skuadren e PSG ne kampionatin Francez te ndjekura nga paraqitja e tij debutuese me fanellen kuq e zi ne barazimin 1-1 me Zvicren ne kualifikimet e Evropianit 2004 ne Portugali jane kujtime te paharrueshme, por kur aktivizimet e tij ne fillim te karrieres me PSG i kujtohen edhe ish lojtarit te asaj skuadre Ronaldo de Assis Moreira, (Gaucho) i njohur si RONALDINHO qe me tej do te cilesohej Futbollisti me i mire i Botes dhe nje nga futbollistet me te famshem dhe te njohur aktualisht ne arenen futbollistike mbare boterore, padyshim qe perbejne nje kujtim te vecante. 

“Per here te pare jam takuar me nje futbollist shqiptar tek PSG” u shpreh Ronaldinho ne nje bisede Ekskluzive per Albaniasoccer.com tek ai bisedonte per kujtimet e tij disa oreshe ne Shqiperi dhe kontaktet e tij te para me Shqiperine nepermjet lojtareve 

“Shqiperia me beri pershtypje sepse mikepritja ishte shume e ngrohte. Por Milani ne Shqiperi, nuk ishte kontakti im  pare me Shqiperine. Futbollisti i pare Shqiptar qe kam luajtur ka qene “Sana” tek PSG”, theksoi sulmuesi Brazilian i cili kishte veshtiresi qe ta prononconte emrin e njerin prej futbollisteve me te suksesshem shqiptar aktualisht. 

Per momentin nga prononcimi i tij i veshtire dhe i perziere me dialektin e multi-gjuheve italiane-franceze-portugeze, nuk arrija ta kuptoja se cili ishte emri edhe i kerkova perseri qe ta perseriste duke qeshur. “Sana” – sqaroi lojtari me i paguar i Milanit

Menjehere e pohova pergjigjen e tij, por akoma pa kuptuar I sakte se cili ishte lojtari. Nderkohe, tek vazhdonim biseden e shkurter disa minuteshe me vajti ne mendje dhe u kujtova qe ne France dhe me PSG kishte luajtur dhe Edvin Murati e Lorik Cana gjate atyre viteve. Bera lidhjen dhe ia ktheva: “Cana” ?! 

“PO. Ai luan me Shqiperine dhe kemi luajtur se bashku 2-3 ndeshjet e mija te fundit ne France”, theksoi me pas Ronaldinho buzagaz duke u munduar qe te me tregonte ne ate moment te dy e kishim te qarte se kush ishte futbollisti. 

Duke e falenderuar per ato pak minuta bisede si dhe per emocionet e kendshme qe me krijoi me njohjen e tij qe kishte per futbollin e vendit tim, u shkeputa per tu siguruar duke verifikuar ato qe ai thoshte ishin te sakte. Dhe, vertet ashtu ishte. 

I çuditur dhe habitur nga ky fakt shume befasues, faktet nuk genjenin. 

19 Prill 2003. Liga e Pare e Frances. Paris Saint Germain (PSG) luan si mysafire ne Nante ne takimin e Javes se 34-rt te Kampionatit. Ne formacionin baze te PSG, figurojne Ronaldinho dhe Lorik Cana te dy si titullare krah per krah njeri-tjetrit. Po ashtu edhe ne takimin e Javes se 36-te Lyon – PSG, perseri te dy futbollistet e filluan ndeshjen si titullare, ndonese nuk e perfunduan. 

Fatjon Pandovski


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit