HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sqarim / Rudi Vata, propagandë pa bazë!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Shkurt 2010 19:36   pdfShtypEmail

fshf_stadiumiLexues te dashur te Albaniasoccer.com, deshirojme te sqarojme te gjithe vizitoret e faqjes sone rreth nje lajmi te botuar ne faqje me titull : 

« Ekskluzive/ Rudi Vata dorehiqet si kandidat kryesor! 

Ky lajm ka ngritur shume polemika ne kampin elektoral te kandidatit  Rudi Vata, duke mohuar kategorisht lajmin dhe duke e konsideruar ate te pa baze. 

Duke u munduar te sqarojme kandidatin Vata, stafin e tij si dhe gjithe lexuesit e Albaniasoccer.com, deshirojme te veme ne dijeni qe lajmi eshte informativ dhe i bazuar ne njoftimin qe eshte dhene nga kampi i kandidatit tjeter qe pritet te koalidoje me Vaten. Sipas Vates, ai nuk do te japi doreheqjen nga zgjedhjet dhe nuk ka pranuar qe ka bere koalicion me Refik Halilin. 

Ne shkrim thuhet qe Vata do te dorehiqet si kandidat kryesor sepse do te bej koalicion me Halilin dhe kjo ka qene e gjithe linja ideale e shkrimit qe eshte i bazuar ne prononcime nga kampi i kandidatit Halili te shprehura ne mediat lokale. Aktualisht, nese dy kandidat do te bejne nje koalicion, automatikisht ky koalicion do te sjelle nje « minigrup » kanditor.  Koalicion do te thote : « Lidhje e perkohshme midis organizatash, individesh etj.etj…per te mbrojtur interesa te njejta ose per te arritur nje qellim te perbashket ». Domethete, pas koalicionit nuk je me nje individ i vetem, por je partnere, qe do te thote interesat jane te ndara midis individeve. Kjo sqaron me se mire « doreheqjen » e Rudi Vates nga kandidat primar, sepse nuk eshte me kandidat primar, sepse je ne koalicion dhe duhet qe gjithcka ta zgjidhesh midis vehtes dhe partnerit per te percaktuar se kush do te jete perfaqesuesi, pamvaresisht se cfare kane rene dakort dy individet njeri me tjetrin. Me pas Vata ne nje prononcim te tij per Albaniasoccer.com (lexo ketu) shprehet qe nuk ka ndonje koalicion midis tij dhe Halilit, per momentin, domethene ai nuk hedh poshte asnje mundesi koalicioni ne te ardhmen. Kjo shprehet edhe ne shkrimin e redaksise tone, qe Vata do te bej koalicion me Halilin ne te ardhmen, nuk thote qe e ka bere koalicionin « de facto ». Halili nga ana e tij e ka pasqyruar te qarte ne mediat lokale qe interesat jane shume prane nje koaliacioni midis dy kandidateve. 

Pra, shkrimi dhe lajmi nuk pasqyron asgje me shume se kete « prognozë » nese mund ta quajme qe dy kandidatet do te bejne koalicion dhe duke bere koalicion kjo terheq Vaten ose Halilin si kandidat te vetem, duke e bere « grupin » e tyre opcion per voten e Presidentit te FSHF-se, pamvaresisht se kush e perfaqeson kete. Se Vata ka kapriciot e veta dhe Halili te tijat per te vendosur se kush do jete perfaqesuesi kryesor i koalicionit te tyre, ky eshte problem midis tyre te cilin me egot e dy kandidateve as ka per tu zgjidhur ndonjehere. Kur dy kandidatet kane probleme komunikimi midis tyre perpara zgjedhjeve, imagjino se cfare mund te presesh pas tyre nese ata jane fitimtare. Nje Federate kapriçiozesh. Kandidatet duhet ti lejojne me teper kohe propagandes se tyre ideatore, qe aktualisht eshte e pa baze e thjesht me fjale dhe pa ide konkrete, duke shpalosur konkretisht se si do ti realizojne ato objektiva qe kane , ku do ti gjejne buxhetet financiare, cfare do ti ndihmoje shteti, cfare rruge do te ndjekin etj etj ???, Shume pyetje qe duhen pergjigjur. 

Te vesh te blesh nje shtepi te duhet nje plan - sa eshte buxheti financiar, cfare shtepie do te blesh, sa mund te paguash, cfare mund te rregullosh, si do ti rregullosh, si do besh shtepine me funksionuese, bazuar ne te ardhurat dhe buxhetet financiare qe ke dhe disponon, etj etj ???. Eshte e thjeshte te thuash : « te hyj ne shtepi une pastaj e di si e rregulloj ». PO, e di te nxjerrin me shkelma jashte saj se nuk ke paguar banken.  

Prandaj, te dalesh dhe te paraqitesh ne media qe dua te behem president qe te heqim aktualin eshte e thjeshte. Po pse ? Apo qe te veme nje tjeter, thjesht per kapriçio se mendon se eshte me i mire se i meparshmi dhe ta fundosi futbollin akoma me shume? 

Vata i ankuar, se mediat e kane hiperbolizuar se tepermi kete situate harron qe eshte ne fushate zgjedhjesh dhe nuk duhet te kapet shume pas nje fjale apo shprehje qe eshte renditur perpara ose pas ne fjalie dhe eshte « informuese » nga menyra se si eshte shprehur dhe jo nga menyra se cfare permban. Detyra e gazetareve eshte te pasqyrojne lajmin ne menyren e tyre me te vecante duke e pare ata te arsyeshme si rendisin fjalet dhe se si e paraqesin shkrimin ne baze te interesave te shtypit qe ata mbulojne. 

Kjo eshte media dhe ky eshte shtypi.

Fatjon Pandovski


busy
komente