HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
EURO 2012 - Rreagojne rivalet e Grupit D !
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 08 Shkurt 2010 05:33   pdfShtypEmail

euro2012_thumbPas shortit per eliminatoret e EURO 2012 te hedhur ne Varshave, anetare te delegacioneve te skuadrave pjesemarrese ne Grupin D kualifikues shprehen mendimet dhe opinionet e tyre rreth shortit, ku ne pergjithesi cdo anetar e konsideron te veshtire grupin dhe me rivalitet.

Mircea Sandu, President i Federates Rumune te Futbollit -Kemi nje grup komod.
Padyshim qe Franca eshte nje ekip qe mund ti nxjerr pune Rumanise.  Por nese shohim emrat e ekipeve te vazos A nuk besoj qe egziston ndonje ekip pa potence ne futbollin boteror, ndoshta vetem Kroacia por edhe ajo eshte nje kundershtar qe duhet marre ne konsiderate. Mund te mendojme vetem qe tre ndeshjet e fundit kunder Frances kane mbaruar ne barazim edhe pse ato jane te favorizuar per te fituar grupin ne kemi potencialin per te pretenduar vendin e pare ne grup. Jam i bindur qe ekipi do te bejne maksimumin por duhet te mendohet edhe si do te jete gjendja momentale,shendeti dhe pergatitja fizike e lojtareve si dhe kalendari i ndeshjeve. E them kete per tju referuar disa elementeve. Per sa i perket ekipeve te tjera mund te them qe kemi bilance pozitive por nuk duhen harruar problemet qe pati Portugalia me Bosnjen per ne Boteror. Edhe pse perveq Frances me te tjerat kemi bilance pozitive jam i bindur qe nuk do te nenvleftesojme asnje kundershtar dhe do te kemi seriozitetin maksimal ne te gjitha ndeshjet. 

Razvan Lucescu, trajneri i Rumanise – Nuk desha te luanim ndaj Frances, keshtu qe ne kete menyre e konsideroj shortin si te pafat per ne. Ndonese ne luajtem ne eliminatoret e Boterorit ndaj tyre dhe arritem dy barazime, kishte shume presion psikologjik ne ato dy ndeshje. Mund te them se ky eshte nje grup nga me te veshtiret dhe nga me te balancuarit, ku cdo skuader mund te bej surprise. Bosnia dhe herzegovina si dhe Belarus kane perparuar shume. Largohem nga Varshava i kenaqur apo i hidheruar? Le te themi qe largohem duke menduar per kete grup. 

Ioan Angelo Lupescu, Drejtor i pergjithshem i Federates Rumune te Futbollit -  Eshte nje grup i veshtire dhe i ekuilibruar.  Nuk e di nese mund te na bionte grup me i thjeshte apo me i veshtire,por mund te them qe kemi nje grup me ekipe qe perqendrohen tek lufta sportive ne fushe.Per moment di qe kemi bilanc pozitiv me te gjitha si edhe dy te fundit te barazuara me Francen,por dua te them qe duhen harruar ndeshjet e kaluara dhe duhet te perqendrohemi ne menyren qe duhen perballuar ndeshjet e ardheshme Na pret nje rruge shume e veshtire. 

Bernd Shtange, trajner i Perfaqesueses se Bjellorusise – Eshte nje short i veshtire. Ne kemi luajtur me pare me Rumanine, Luksemburgun dhe Shqiperine dhe kemi njohuri per to dhe nuk jam shume I gezuar qe na ra me to. Ndonese jemi me fat qe nuk na ra me Spanjen, Italine dhe Angline, perseri nuk mund ta nevleresoj Francen. Franca dhe Bosnia jane ekipe te reja per ne, por une jam shume entuziast per tifozat qe do te kene mundesi te shikojne lojtare qe luajne me klube te medha. Ne jemi  te vetdijshem per forcen e grupit, por jemi optimist deh do te luftojme qe ne perfundim te eliminatoreve te jemi midis dy me te mirave. 

Gennady Nevyglas, President i Federates se Futbollit te Bjellorusise – Nje short aspak i lehte dhe ju garantoj per kete. Franca, Rumania dhe Bosnia dhe Herzegovina jane skuadra te cilat ndodheshin me siper se ne dhe nuk e kemi te lehte. Por ne do te japim maksimumin dhe kemi shpresa. Nderkohe, Shqiperine e njohim se kemi luajtur edhe me pare dhe jane pjese e futbollit Bllkanik te ngritur ne nivel, por statistikisht (ndeshje direkte) jemi me mire se ta dhe kete rradhe besoj se do i dominojme. 

Jean-Pierre Escalettes, Presidenti i Federates Franceze te Futbollit – Nje short shume i ballancuar. Rumania eshte nje ekip ndaj te cilit ne kemi patur jo pak veshtiresi. Bjelloruasia eshte permiresuar shume, nderkohe qe bosnia dhe herzogovina me ne krye safet Susic jane bere te rrezikshem. Luksemburgu mundi Zvicren qe aktualisht eshte kualifikuar per Boteror, pra cdo ekip ka force dhe do te jete nje konkurence interesante.

Gérard Houllier, Drejtori teknik i Frances -  Nuk eshte aq short I thjeshte sa duket. Rumania eshte ekip i forte qe permiresohet vazhdimisht  me lojtare te rinj. Bosnia drejtohet nga Safet Susic, i cili ka qene lojtar i imi dhe ne kemi fituar nje kupe tek Paris St germain se bashku dhe njihemi mire. Do te jete pak situate prekese. Trajnerin e Bjellorusise e njh shume mire. Shqiperia dhe Luksemburgu jane shtete qe kane simpati per Francen, por nuk eshte aspak e veshtire te fitosh ndaj tyre, kur dihet qe Luksemburgu mundi Zvicren ne Zvicer. Shqiperia eshte shume e forte ne fushen e tyre. Une kam shume respect per keto skuadra dhe do te jete shume e veshtire te luajme ne Stadiumet e tyre. Grupi eshte me i veshtire se sa duket.

Safet Sušić, trajner  i Bosnia dhe Herzegovina - Mund te them se jemi me fat. Francen deshem nga vazua e pare dhe ajo na ra. Doja te evitonim Spanjen, Hollanden dhe Portugaline. Franca do te jete skuadra favorite e grupit pasi ata kane lojtare te shkelqyer, por deshira ime ishte qe te luanim me ta sepse kam patur lidhje te vjetra si lojtar kur luaja me Paris st. Germain. Besoj se ne do te konkurojme me Rumanine per vendine dyte. Bjelloruasi dhe Shqiperia jane ne gjendje te bejne surprise ndaj cdo ekipi dhe rivaliteti I grupit do te jete I madh. Une besoj se kemi nje ekip qe eshte ne gjendje q eta bej endren realitet per tifozat dh eta cojme Bosnie-Herzegovinen ne finale.

Guy Hellers, trajneri i Luksemburgut -

Ne jemi gjithnje skuadra inferiore. Per ne dhe gjithe lojtaret tane amatore, Franca eshte nje skuader klasi dhe ndeshja ndaj tyre do te jete nje eksperience e paharruar. Ne s’kemi asgje per te humbur. Do te japim maksimumin ne cdo ndeshje, sic kemi bere per shume vite me rradhe dhe do te hyjme ne fushe pa frike por me respekt. Ndoshta, ndo nje skuader nuk do te jete shume e motivuar kur te luaje ndaj Luksemburgut dhe
gjithcka mund te ndodhi.

Altin Ngjela


busy
komente