HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria 1/ Elbasani merr kryesimin, Luftetari KO!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 20 Tetor 2013 00:23   pdfShtypEmail

Kampionati i kategorise se pare uli siparin e javes se shtate. U shenuan gjithsej 12 gola. Elbasani pas fitores se paster arritur ndaj Butrintit ( 2-0), ne”Ruzhdi Bizhuta” merr provizorisht kryesimin e kampionatit te kategorise se pare. Java e sapo e mbyllur u zhvillua ne diktatin e vendasve, nga shtate ndeshjet e zhvilluara pese u fituan nga skuadrat shtepiake. Ne keto shtate jave kampionat vazhdon te zhgenjej skuadra e Luftetarit e cila me barazimin pa gola te arritur ne fushen e vet ndaj Burrelit, po noton ne ujra te turbullta. Pozicionimi i saj ne vendin e parafundit me kater pike eshte tregues real i situates aspak te mire qe po kalon skuadra gjirokastrite. Bluezinjte ende nuk e kane shijuar fitoren e pare ne kampionat. Nderkohe peqinasit me fitoren e thelle 3-0 te arritur ne fushen e vet, po i afrohen gjithnje e me shume kreut. Golat e Llucajt ne te 16-ten minute (11m), e me pas te R. Dervishit 60’ dhe Branices 62’ i ka dhene skuadres peqinase nje tre pikesh me vlere. Nje tre pikesh shume te rendesishem e ka arritur dhe skuadra e Kamzes. Me dy gola te shenuara nje ne secilen pjese me ane te kapitenit Maho 23’ ( 11m) dhe Bllokut ne te 70’ po e largon gjithnje e me shume zones se ftohte te renditjes. Lejimi i zhvillimit te ndeshjeve para sportdashesve te vet ka bere qe skuadra te motivohet dhe te rikthehet te rezultatete pozitive. Dinamo eshte e vetmja skuader, qe ka fituar ne transferte. Zhvillimi i ndeshjes ne fushen neutrale te Shijakut e ka shfrytezuar mese miri skuadra blu, e cila ka gjetur rrugen e rrjetes plot tre here. Fillimisht eshte kroati Djarmatit 48’, qe hap serine e golave dhe me pas Ahmetaj 67’ dhe Kule 90’, japin sigurine e skuadres blu drejt fitores . Goli i shenuar nga Marashi per “vendasit” ne minutat e fundit shtese ka qene thjesht gol per statistike. Duhet pranuar se skuadra e mamurrzake do ta kete shume te veshtire perballimin e kampionatit, pasi zhvillimi i ndeshjeve jo vetem pa spektator por dhe jashte qyetit te tyre e nderlikon akoma me shume situaten ne kete skuader. Pozicionimi i saje ne vendin e fundit me 2 pike ka te ngjare te mos e leshoj deri ne perfundim te kampionatit. Pogradeci eshte ndjeksja me afert e kreut. E pozicionuar ne vendin e dyte ne renditje, nposhti pa probleme, skuadren e Himares. Golat e shpejte e Pengut 6’ dhe Lackes ne te 10’ dha mendimin se fitorja e liqenoreve do te ishte e lehte, por goli i miqve e shenuar ne te 19’ uli dukshem tempin e vendasve per te arritur nje fitore te thelle. Pukjanet ju kane gezuar golit te vetem te shenuar nga Kepi ne te 68’, por qe mban skuadren ne mesin e renditjes. Ndeshja derbi Aplonia – Albetrol,per shkak te rikonstruksionit te stadiumit “Loni Papuciu” do te luhet neser ne stadiumin “ Roza Haxhiu “ te qytetit te Lushnjes ne oren 14:30

 

Rezultatet e javes se Shtate te kategorise se pare

 

Mamurrasi – Dinamo 1-3 ( Ndeshja e zhvilluar ne fushen e Shijakut) Shenues : Djarmati 48’, Ahmetaj 67’ Kule 90’ Marashi 90+2 (11m)

 

Kamza - Veleciku 2-0 Shenues: Maho 23 (11m), Blloku 70'

Pogradeci - Himara 2-1 Shenues: Pengu 6’, lacka 10 , Buzi 19’

 

Elbasani - Butrinti 2-0 Shenues: Hila 63', Koci 77'

 

Terbuni - Tomorri 1-0 Shenues: Kepi 68'

 

Luftetari - Burreli 0-0

 

Shkumbini - Ada 3-0 Shenues : Llucaj 16' (11m), R. Dervishi 60' , Branica 62'

 

Ndeshja Apolonia - Albetrol do te luhet neser ne stadiumin Roza Haxhiu, te qytetit Lushnjes


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit