HOT NEWS
E diel, 09 Gusht 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Mark Frroku: Tërbuni në Superligë, nuk do të heq dorë nga ekipi
nga AlbaniaSoccer   E martë, 02 Korrik 2013 20:12   pdfShtypEmail

Terbuni1Pavarësisht se si do të jetë forma e përkrahjes së ekipit të futbollit të Tërbunit, deputeti i PKD-së, Mark Frroku, pohon se angazhimi politik nuk do ta pengojë për të ndërtuar një ekip të denjë për në Superligë. “Për pjesën më të madhe të sezonit të fundit Tërbuni ishte kandidat për të dalë në Superligë, madje kemi mundur Lushnjën dhe Partizanin, por për disa arsye nuk u bë mundur. Së pari, pres rikthimin e vëllait, por sidoqoftë, ekipi do të nisë së shpejti rikompozimin, si në staf drejtues, ashtu edhe në grupin e futbollistëve, madje do të investojmë edhe te të rinjtë pukjanë, në mënyrë që Tërbuni të përfaqësohet sa më shumë nga elementi vendës. Padrejtësitë në gjykimin e ndeshjeve nuk do t’i tolerojmë më, vetëm se ishim skuadër e vogël”, - deklaroi Mark Frroku.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit