FSHF / Hetim akuzave per blerjen e kater lojtareve Lushnjar | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë opinionin sportiv shqiptar, për shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat e fundit të drejtuesve të Klubit të Futbollit Lushnja dhe Bashkisë së këtij qyteti, për tentativë korruptimi të katër futbollistëve të saj, nga ana e Klubit të Futbollit Bylis. Federata Shqiptare e Futbollit, duke vlerësuar këtë informacion të bërë publik në shtyp, ka nisur hetimet për këtë çështje. Dy inspektorët e disiplinës pasi janë njohur me çështjen dhe janë nisur që sot në Lushnjë për të kontaktuar me drejtuesit dhe futbollistët e FK Lushnjës dhe për të mbledhur materialet e nevojshme në lidhje me këtë hetim. Ata do të kontaktojnë edhe me drejtuesit e klubit të Bylisit të cilët akuzohen se kanë tentuar të blejnë 4 futbollistë lushnjarë përpara ndeshjes shumë të rëndëishme të fundjavës Lushnja - Bylis.
Federata Shqiptare e Futbollit Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5238 |