Renova rrëmben gjithçka në futbollin maqedonas | ||||
|
Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) shpalli më të mirët për 2009-n, ku Renova rrëmben gjithçka në futbollin maqedonas. Skuadra më e suksesshme sipas FFM-së është shpallur Renova nga Xhepçishti i Tetovës. Kurse trajneri i kësaj skuadre, Vllatko Kostov, është zgjedhur trajneri më i mirë, ndërsa epiteti i punëtorit më të mirë sportiv i takoi sponsorit të Renovës, Shefki Idrizit Nga Fatmir Bytyçi Ekipi shqiptar, njëherësh kampion vjeshtor i futbollit të Maqedonisë, Renova, ka rrëmbyer çmimet më të mëdha në shpalljen e laureatëve më të mirë për vitin 2009. Në ceremoninë festive që u mbajt në sallën e madhe të hotelit “Aleksandër Palas” në Shkup, me rastin e shpalljes së më të mirëve për vitin që është në ikje, përveç zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) merrnin pjesë trajnerë, sportistë, njohës të lojës së futbollit si dhe njerëz të jetës politike. Kurse këtë eveniment të madh sportiv më madhështor e bëri pjesëmarrja e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me kryetarin Fadil Vokrri. Ibrahimi: Vokrri ka qenë ëndërr ime Sipas FFM-së, futbollist dhe golashënues i vitit 2009 është shpallur lojtari i Renovës, Besart Ibrahimi.Ibrahimi është shprehur i lumtur që ka fituar epitetin e më të mirit në futbollin maqedonas. “Gjithmonë kam ëndërruar të luaj si Fadil Vokrri”, ka thënë Ibrahimi pasi pranoi pllakën nga kryetari i FFM-së, Haralampije Haxhiristevski. Renova, ekipi i parë shqiptar që shpallet skuadra më e suksesshme Skuadra më e suksesshme sipas FFM-së është shpallur Renova nga Xhepçishti i Tetovës. Kurse trajneri i kësaj skuadre, Vllatko Kostov, është zgjedhur trajneri më i mirë, ndërsa epiteti i punëtorit më të mirë sportiv i takoi sponsorit të Renovës, Shefki Idrizit. Renova është skuadra e parë shqiptare që shpallet skuadra më e mirë në futbollin maqedonas, duke shkruar historinë e re në futbollin e këtij shteti.“Falënderoj drejtuesit e FFM-së për këtë epitet të veçantë. Në të ardhmen me siguri do të mundohem të investoj në futboll”, ka thënë sponsori i Renovës, Shefki Idrizi. Vokrri takon Haralampije Haxhiristevski dhe zëvendësin e tij Qenan Idrizin Para manifestimit sportiv me rastin e shpalljes së më të mirëve për vitin që po lëmë pas, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, është takuar me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM)-së, në krye me kryetarin Haralampije Haxhiristevski dhe zëvendësin e tij Qenan Idrizi.Kryetari i FFM-së ka falënderuar Haxhiristevskin për praninë e tij në këtë manifestim ku bëhet shpallja e më të mirëve për vitin 2009 në futbollin e Maqedonisë, kurse i pari i futbollit të Kosovës, Fadil Vokri, në emër të FFK-së ka ftuar kreun e FFM-së që të jetë pjesë e manifestimit të shpalljes së më të mirëve në futbollin e Kosovës që do të mbahet më 6 janar në Prishtinë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8488 |