Maqedonia/ Shkëndija barazon në miqësoren me Hajvalinë | ||||
|
Shkëndija luajti më këtë formacion: ………………….Veli………………. ..Neziri….Pollozhani….Mishkovski…Cuculi. ..Selmani…..Huseini……Rexhepi…..Taipi. …………..Shabani……Lovren…………. U inkuadruan: Karimani, Murati, Luma, Shaqiri, Xhemaili. Shkëndija me sponsor të ri? Duket se ankthit të Shkëndijës i ka ardhur fundi, pasi që burime të afërta me skuadrën ‘kuqezi’ raportojnë për hyrje të një sponsori të ri të fuqishëm në ekipin tetovar. Bëhet fjalë për biznesmen të fuqishëm nga Shqipëria, i cili është shprehur i gatshëm që të investojë në Shkëndijë, drejt krijmit të një ekipi të fortë dhe pretendent për tituj. Ndërkohë që në opinion u përhapën zëra se ish-nënkryetari Idriz Ibishi ka fituar procesin dhe së shpejti do të hyjë në skuadër, nga ana e kryesisë aktuale vlerësojnë këto si thashetheme dhe qëllime dashakeqe për destabilizimin e klubit, pikërisht në momentin kur është pranë sigurimit të sponsorit të ri dhe serioz. Përgjigja definitive do të mësohet brenda javës, kur edhe do të zgjiedhen shumë gjëra rreth të ardhmes së Shkëndijës. Nëse situata normalizohet, nuk përjashtohet mundësia e angazhimit të disa përforcimeve, si dhe daljes së ekipit jashta Tetvoës, për fazën e fundit të përgatitjeve. Lovren dhe Shaqiri te Shkëndija? Në ndeshjen me Hajvalinë në fanellën e Shkëndijës luajtën kroati Lovre Çirjak dhe strugani Ardit Shaqiri. I pari vjen nga Kroacia me ndërmjetësim të menaxherit Nafo Rexhepi dhe me shumë gjasa do të mbetet në Shkëndijë. E ndërkohë Ardit Shaqiri ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me Dritën e Bogovinës, ku luajti gjashtë muajt e fundit dhe këto ditë stërvitet me Shkëndijën. Edhe ai ka gjasa që të mbetet te ‘kuqezinjtë’, pasi që në ndeshjen me Hajvalinë tregoi se mund llogaritet në shërbimet e tij. Tv Koha Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6189 |