UEFA/ Shkendija nje nga “viktimat” e Fair-Play-t financiar | ||||
|
Fair Play financiar shënon “viktimat” e para në futbollin europian. Departamenti i Hetimit i UEFA-s ka pezulluar përkohësisht premiot për pjesëmarrjen në kupat e Europës për 23 skuadra, ku spikasin Atletico Madrid, Malaga, Sportingu i Lisbonës. Midis tyre gjendet dhe ekipi shqiptar qe luan ne kampionatin maqedonas Shkëndija e Tetoves. Pezullimi i fondeve të UEFA-s, do të zgjas deri kur të zgjidhen këto probleme. Ky lajm ka perkeqesuar edhe me keq gjendjen financiare ne klubin e Shkendijes. Ish kampionet e Maqedonise vetem disa dite para fillimit te kampionatit hyne ne greve për shkak të detyrimeve të papaguara. Kur gjithcka mendohej se ishte stabilizuar ne ekip vjen dhe godjtja nga UEFA qe sipas hetimit te tyre rezulton qe drejtuesit e ekipit kane ende detyrime (pagat e papaguara, taksat e transferimeve të lojtarëve). Shefi i Departamentit të Hetimit, belgu Jean-Luc Dehaene, do i kërkojë këtyre klubeve një përditësim me gjendjen e pagesave brenda 30 shtatorit. Nëse kjo gjë nuk ndodh, masa e UEFA-s do të qëndrojë në fuqi derisa të shlyen të gjitha detyrimet. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5103 |