Kapiteni i Milanos ka mahnitur kroatët | ||||
|
Nga humbja e Milanos në përballjen me skuadrën e Slaven Belupos (0-4) si duket do të përfitojë vetëm mesfushori kumanovar Armend Alimi. Në tribunat e stadiumit Milano Arena të enjten janë parë menaxherë të shumtë, të cilët kanë ardhur të shohin në vepër kapitenin e Milanos, Alimi. Menaxheri i futbollit, Sasha Markoviç ka pohuar se për Armend Alimin janë të interesuar shumë skuadra evropiane. “Jemi në fazën përfundimtare të bisedimeve me disa klube nga Kroacia dhe Evropa. Për pesë muaj të fundit në adresë të Alimit kanë ardhur pesë oferta, madje tepër joshëse. Në mesin e tyre janë klube nga Serbia si, Banat, Zrenjanin dhe Partizani. Këta të fundit nuk pyesin për çmimin, mirëpo dëshira e prindërve të tij është që ai të kaloj në Kroaci dhe unë këtë e respektojë. Nga klubet kroate shërbimet e Alimit i duan disa klube, mes të cilëve Kraocia Sesvete, por tani edhe Slaven Belupo, e cila është mahnitur nga loja e tij. Është edhe klubi turk i Bursa Spor që ka shpreh dëshirën që t’i ketë shërbimet e Alimitâ€, është shprehur, menaxheri Sasha Markoviç, të cilit në këtë drejtim është duke i ndihmuar Halim Hodai, njëri nga emrat më të njohur në futbollin e Maqedonisë, si lojtar dhe si trajner. Sipas menaxherit Markoviç ka shumë mundësi që pas ndeshjes së kthimit me Belupon më (23 korrik) Alimi të transferohet në ndonjë klub të Kroacisë.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5364 |