Levizjet / Berat Hyseni firmos për Trepçën! |
nga AlbaniaSoccer E premte, 15 Janar 2010 23:42 |  |  |  | |
Ish-sulmuesi i Prishtinës, Berat Hyseni ka arritur marrëveshje me Trepçën e Mitrovicës. Hyseni se fundit ishte pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës, skuadër më të cilën u nda pak ditë më parë. “Kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Hyseni. Ai tani e tutje do të jetë pjesë e jona”, ka thënë një zyrtar i skuadrës mitrovicase. Sipas zyrtarit të “xehetarëve”, Hyseni ka firmosur kontratë një vjeçare.
Kujtojmë se Hyseni një edicion ishte edhe pjesë e skuadrës se Tiranës, e më pas u transferua në ekipin e Prishtinës, ku fitoj titullin e kampiones. Hyseni në futbollin tonë konsiderohet një nga sulmuesit më të mire.
Fatmir Bytyçi
 |