HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Muharrem Sahiti : Duhen perforcime
nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Dhjetor 2009 11:21   pdfShtypEmail

muharrem sahitiTrajneri i Gjilanit, Muharrem Sahiti, ka thënë se skuadrës së tij i duhen përforcime në të gjitha repartet. Gjilani është një nga skuadrat më të rrezikuara në elitën e futbollit të Kosovës për ta humbur statusin e anëtarit të Superligës. Sipas strategut Sahiti, drejtuesit e klubit janë duke punuar intensivisht që në skuadër të sjellin përforcime nga skuadrat e tjera të Kosovës. Ai beson se brenda pak ditësh në Gjilan do të zbresin futbollistët që do ta freskojnë skuadrën gjilanase.

“Drejtuesve të klubit ua kam dorëzuar listën e lojtarëve për ta përforcuar skuadrën. Gjilanit i duhen përforcime në të gjitha repartet. Drejtuesit e klubit po punojnë intensivisht në këtë drejtim dhe se, jam i bindur se brenda pak ditësh do të shihet rezultati i tyre”, ka thënë Sahiti, i cili ka shtuar se do të ketë ndryshime pozitive në skuadër.

“Na duhet një portier, dy mbrojtës dhe një sulmues, në mënyrë që ta konsolidojmë skuadrën ashtu siç duhet”, ka theksuar Sahiti.

Hasani mbetet në Gjilan

Sulmuesi i Gjilanit, Liridon Hasani, është një nga futbollistët e Kosovës, që kërkohet nga disa skuadra elitare të futbollit tonë. Sipas Sahitit, Hasani edhe më tutje do të mbetet në Gjilan.

“Hasani do të mbetet në skuadër, për faktin se ka kontratë me klubin. Por në rast të ndonjë ofertë të mirë nga ndonjë skuadër tjetër, atëherë mund ta shqyrtojmë mundësinë e transferimit të tij”, ka pohuar Sahiti.

Ekzistenca objektiv i Gjilanit

I pari i bankinës së Gjilanit, Muharrem Sahiti, ka bërë me dije se synim i klubit në pjesën e dytë të garave do të jetë ekzistenca. Ai beson se Gjilani mund ta sigurojë ekzistencën.  “Pozita jonë në renditjen tabelore dihet, prandaj objektivi ynë primar do të jetë sigurimi i ekzistencës në Superligë. Besoj se me fondin e lojtarëve që kemi dhe përforcimet e mundshme që do të vijnë, ne do ta sigurojmë mbetjen në elitë”, ka thënë Sahiti, i cili ka shtuar se më 10 janar skuadra e tij do t’i nisë stërvitjet.

“Për shkak të kushteve të vështira që mbretërojnë gjatë dimrit në Kosovë, ne kemi paraparë që një fazë të përgatitjeve ta zhvillojmë diku jashtë Kosovës”, ka përfunduar timonieri i Gjilanit, Muharrem Sahiti. Gjilani sezonin vjeshtor e ka përmbyllur në vendin e 10 me 16 pikë të tubuara.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente