HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ahmet Morina : Koha e ndryshimeve te Vëllaznimi
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Dhjetor 2009 21:28   pdfShtypEmail

vellaznimi_skuaderMenaxheri i skuadrës elitare, Vëllaznimit të Gjakovës, Ahmet Morina, ka thënë se do të ketë ndryshime në skuadrën e tij. “Kuqezinjtë” e Gjakovës, në bazë të statistikave si dhe rezultateve të arritura në sezonin vjeshtor, ishin në një nga skuadrat më të dobëta. Ata kishin të rrezikuar seriozisht statusin e anëtarëve të Superligës së Kosovës në Futboll.

Sipas Morinës, brenda dy ose tri ditësh skuadra do t’i sjellë përforcimet e para në këtë miniafat kalimtar.

Fetahu e Zhjeçi afër marrëveshjes me Vëllaznimin

“Jemi duke i vazhduar intensivisht negociatat me sulmuesin Enis Fetahun dhe mbrojtësin Arben Zhjeçi. Besoj se brenda dy ose tri ditësh do të vendoset për këta dy lojtarë”, ka thënë Morina. Fetahu e Zhjeçi në sezonin e fundit ishin pjesë e Trepçës së Mitrovicës, skuadër kjo që doli kampione vjeshtore.

Menaxheri Morina ka pohuar se në opsion janë edhe dy lojtarë të tjerë, por që Morina i mban sekret emrat e tyre.

“Përveç negociatave që jemi duke i zhvilluar me Fetahun e Zhjeçin, jemi duke biseduar edhe me dy futbollistë të tjerë. Mendoj se gjithçka do të vendoset brenda pak ditëve”, ka theksuar Morina, i cili ka shtuar se do të ketë ndryshime pozitive në klub.

“Në skuadrën e Vëllaznimit, përveç negociatave për të transferuar ndonjë lojtar, ne do t’i lirojmë lojtarët që për momentin s’mund të llogarisim në ta. Gjithsesi se do të ketë ndryshime në skuadër”, ka pohuar Morina.

Kujtojmë se gjakovarët tashmë kanë sjellë në krye të Shtabit Teknik strategun e njohur, Ajet Shoshollin. Objektiv primar i Vëllaznimit, në pjesën e dytë të garave, mbetet ekzistenca në elitën e futbollit të Kosovës.

Fatmir Bytyçi

 

 


busy
komente