HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga / Kapitenet favorizojne Enis Zabergjen
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 21 Dhjetor 2009 15:36   pdfShtypEmail

enis_zabrxhaFutbollistët e skuadrës së Hysit janë favorizuar nga kapitenët e disa skuadrave të Raiffeisen Superligës për të fituar epitetin e futbollistit më të mirë për vitin 2009. Në përjashtim të kapitenit të Hysit, Mentor Zhdrellës asnjëri nga kapitenët tjerë nuk ka preferuar ta përmend emrin e vetë për epitetin e futbollistit me të mirë. “Normalisht se e meritoj të shpallëm me i miri, por edhe Labinot Osmani dhe Behar Maliqi janë futbollistë cilësor dhe nuk do të ishte ndonjë befasi po që se ata e trembjen ketë epitet”, ka thënë Zhdrella. Në vitin 2008 epiteti i futbollistit me të mirë i takoj Visar Berishës.

Zeka favorizon të tjerët

Kapiteni i skuadrës së Besës nga Peja, Haxhi Zeka i ka favorizuar tre futbollistë për epitetin e futbollistit të vitit. Sulmuesi Enis Zabergja (Hysi) dhe mesfushorët Mensur Duraku (Besa), dhe Dukagjin Gashi (Drenica) janë favoritet e Zekës.

“Mensur Duraku, Dukagjin Gashi dhe Enis Zabergja janë tre futbollistë të shkëlqyeshëm. Mendoj se njeri nga ta meriton të shpallët futbollisti i vitit. Ndërsa sa me përket mua nuk kisha pasur dëshirë të them se e meritoj apo jo të jam në ketë mes”, ka thënë Haxhi Zeka.

Osmani si Zeka

Edhe kapiteni i skuadrës së Trepçës, Elvis Osmani ashtu si kapiteni i Besës nuk ka dashur të flas rreth asaj se a do të gjendët emri i tij në listën për epitetin e futbollistit të vitit, por edhe Osmani ka shprehur mendimin se një futbollist i Trepçës e meriton epitetin e më të mirit.

“Nuk dua te flas për vetën se a do të jam në mesin e me të mirëve. Mesfushori i KEK-ut, Ymer Xhaferi është një futbollistë i kompletuar dhe padyshim e meriton të jetë futbollistë i vitit. Mirëpo nuk duhet harruar as Enis Zabergjën dhe Bardhyl Kaçiu”, ka thënë Osmani.

Llumnica: Kaçiu, Zhdrella dhe Zabërxha e meritojnë

Kapiteni i skuadrës “bardhëkaltër” dhe njëri nga futbollistët me të mirë në vitet e fundit në Kosovë, Isuf Llumnica ka favorizuar ish-bashkëlojtarin e tij, Bardhyl Kaçiun dhe dyshen e Hysit: Zhdrella- Zabergja. “Duke u bazuar ne sukseset e klubeve, atëherë Bardhyl Kaçiu, Mentor Zhdrella dhe Enis Zabërxha janë lojtarët më favorit pasi që skuadrat e tyre edhe kanë treguar rezultate të mira”, ka thënë Llumnica, i cili ka lavdëruar edhe Behar Maliqin për lojëra të mira.

Zhdrella: Edhe unë e meritoj

Ndryshe nga Zeka dhe Osmani që nuk kanë dashur të flasin rreth asaj se a mund të jenë në mesin e me të mirëve, mesfushori ofansiv i Hysit, Mentor Zhdrella, ka thënë se meriton të shpallët futbollisti i vitit. Edhe Zhdrella e ka gjetur një shokë skuadre për ta futur në listën e favoriteve.

“Normalisht se e meritoj të shpallëm me i miri, por edhe Labinot Osmani dhe Behar Maliqi janë futbollistë cilësor dhe nuk do të ishte ndonjë befasi po që se ata e rrëmbejnë ketë epitet”, ka thënë Zhdrella.

Më 6 janar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta bëjë shpalljen e laureatëve më të mirë për vitin 2009. Zgjedhja e më të mirëve për vitin që po e lëmë pas bëhet nga trajnerët e Superligës së Kosovës në Futboll.

Veton Zymberi

 

 

 


busy
komente