Musa Selimi i rikthehet futbollit ? | ||||
|
Musa Selimi është duke u përgatitur t’i rikthehet zejes së trajnerit në futboll. Kjo pritet të ndodhë gjatë këtij miniafati kalimtar. Për këtë lajm ka njoftuar kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Musa Selmi. “Në një të ardhme të afërt ka mundësi t’i rikthehem zejes së trajnerit në futboll. Për momentin asgjë konkrete s’ka, por 90 % në pranverë do ta drejtoj një skuadër të futbollit”, ka thënë Musa Selimi. Ish-trajneri i Dritës dhe Gjilanit, edhe pse e ka bërë mendjen një që të marrë një skuadër për ta drejtuar, ka thënë se volejbolli nuk do të mbetet në rëndë të dytë. “Unë jam profesor i volejbollit dhe më takon në mënyrë permanente të merrem me volejboll. Nuk e kam ndërmend ta ndërpres aktivitetin në federatë, por do të mundohem të tërhiqem nga disa aktivitete. Detyra e trajnerit është një gjë që më pëlqen shumë, pasi kam pasur suksese të jashtëzakonshëm në regjionin e Anamoravës me suksese në nivel të Kosovës”, ka shtuar Selimi, i cili nuk ka dashur të flasë rreth emrave të skuadrave, por burime të gazetës, të afërta me Selimin, kanë bërë me dije se skuadra e Ferronikelit dhe ajo e Vëllaznimit janë të interesuara për shërbimet e tij. Muaj më parë edhe drejtuesit e skuadrës së Gjilanit kishte shprehur interesim për Musa Selimin. Sukseset e kryetarit aktual të FVK-së në futboll janë të mëdha. Ai me skuadrën e Gjilanit ishte fitues i Kupës në sezonin 2000/01, kurse në vitin 2004 ishte shpall kampion vjeshtor dhe në 16 ndeshje nuk kishte pësuar asnjë humbje.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3915 |