Kosove/ Hidhet gaz lotësjellës, pezullohet loja | ||||
|
Ne takimin kryesor te Javes se 3-te te Raiffeisen Superliga te Kosoves ne Futboll, midis Prishtines vendase dhe Trepces 89-te nuk munguan teansioni dhe incidentet qe ne fillim te takimit. Kur luhej minuta e 10-te në tribunën perëndimore, aty ku ndodheshin tifozeria e Trepces 89 – grupi “Torçida”, u hodhë gaz lotsjellës. Futbollistët me gjyqtarët me shpejtësi u futën në dhomat e zhveshjes, kurse shikuesit pothuajse ikën nga tribuna. Efekti ishte i jashtëzakonshëm, skuqje sysh dhe përlotje. Fatmirësisht pas rreth 15 minutash, gjendja u qetesua dhe nuk kishte ndonjë anomali tjetër. Nuk u mor vesh se kush e hodhi gazin lotsjelles, por kur era dhe tymi u shpërnda, të gjithë shikuesit u kthyen në tribuna dhe lojtaret u rikthyen ne fushe. Loja rifilloi dhe gjithçka vazhdoi normalisht. Prishtina e fitoi takimin 1-0 me golin e shenuar nga Ahmeti 15 minuta perpara perfundimit te takimit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8138 |