HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ahmet Morina : Vellaznimi me i forte ne pjesen e dyte te kampionatit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Dhjetor 2009 13:46   pdfShtypEmail

vellaznimi_skuaderMenaxheri i skuadrës së Vëllaznimit, Ahmet Morina, ka thënë se skuadra e tij do të jetë shumë më e fortë në stinorin pranveror.

Gjakovarët, në pjesën e parë të garave - me rezultatet e arritura në sezonin vjeshtor - kanë dëshpëruar tifozët e vet, për faktin se Vëllaznimi në përmbyllje të këtij edicioni zë vendin e fundit të renditjes tabelore me 14 pikë të tubuara, duke rrezikuar seriozisht statusin e anëtarit të Superligës së Kosovës në Futboll.

Sipas Morinës, tashmë skuadra ka nisur të mendojë për përforcime të reja në skuadër, në mënyrë që në sinorin pranveror Vëllaznimi të jetë skuadër që do të mund ta sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit tonë.

“Kemi nisur negociatat me disa lojtarë që luajnë në futbollin e Kosovës. Emrat e tyre do të mbesin sekretë, por besoj se në kohën kur do të arrijmë marrëveshje me futbollistët në fjalë, ne do t’i publikojmë emrat e tyre”, ka thënë menaxheri i Vëllaznimit, Ahmet Morina.

“Ne jemi të vetëdijshëm për pozitën në të cilën ndodhemi, por me riorganizimin në klub dhe përforcimet që do t’i sjellim, jam bindur se Vëllaznimi në stinorin pranveror do të jetë krejt ndryshe”.

Fetahu rikthehet në Vëllaznim!

Ndërkohë, mësohet se sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu, është në negociata me drejtuesit e Vëllaznimit. Morina ka pohuar se janë duke u zhvilluar negociatat me Fetahun.

“Fetahu ka qenë më parë pjesë e jona. Ne jemi duke biseduar me Fetahun. Do të dëshironim që ai sërish të jetë pjesë e skuadrës sonë”, ka theksuar Morina.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente