HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bylbyl Sokoli mund te mbetet trajner i KEK-ut
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 23 Nentor 2009 15:43   pdfShtypEmail

b.sokoliTrajnerin e KF KEK-u, Bylbyl Sokolin, sipas të gjitha gjasave, pranvera do ta çelë në Kastriot. Marrëveshja e teknikut është njëvjeçare, por ofertat mund ta ndryshojnë “shtëpinë” e Bylbyl Sokolit në miniafatin kalimtar të janarit. Të dielën, Bylbyl Sokoli, ka thënë se është trajner i KEK-ut, dhe se kjo skuadër mbetet primare për të.

“Aktualisht jam trajner i KEK-ut. Kjo skuadër është primare për mua”, ka thënë Bylbyl Sokoli, i cili, pavarësisht fitores, në xhiron e fundit e ka ruajtur qetësinë, duke thënë se ekzistenca i mbetet synim i skuadrës së KEK-ut, kurse në afatin kalimtar pritet të ketë ndryshime në formacion.

“KEK-u synon ta sigurojë ekzistencën në Raiffeisen Superligë, ndërsa në pranverë mund të ketë edhe ndryshime, pasi tre futbollistë do të inkuadrohen nga ekipi i juniorëve, dhe mund të ketë edhe dy apo tri transfere, varësisht prej nevojave të skuadrës”, ka shtuar Sokoli. KEK-u pas përfundimit të stinorit vjeshtor renditet në pozitën e katërt me 26 pikë të tubuara.

Falen Hashani dhe Krasniqi

Mbrojtësi Erdin Hashani dhe sulmuesi Driton Krasniqi janë falur nga skuadra e KEK-ut pas takimit të Kupës së Kosovës kundër Vëllaznimit. Të dy futbollistët janë ndëshkuar me kartonë të kuq në këtë takim, kurse mësohet se skuadra e KEK-ut i ka vënë në listën e transfereve. Mirëpo ajo skuadër që i dëshiron shërbimet e këtyre futbollistëve duhet që t’ia paguajë një dëmshpërblim skuadrës së KEK-ut, pasi të dy futbollistët kanë kontrata me këtë skuadër.

Veton Zymberi


busy
komente