Zeka paralajmëron Elshanin: Na duhen përforcime | ||||
|
Kapiteni i KF Besa, Haxhi Zeka, të hënën e ka paralajmëruar kryetarin e klubit, Agim Elshanin, se skuadrës së Besës i duhen përforcime për stinorin pranveror. Zeka si duket nuk është i kënaqur me pozitën e gjashtë, prandaj nuk ka humbur kohë që të kërkojë përforcime. “Nuk jam shumë i kënaqur me pozitën e gjashtë. Ne nuk kishim aq shumë fat si në ndeshjen me Drenicën, por këtë e ka futbolli. Na duhen tri përforcime për stinorin pranveror. Kryetari ka kohë dhe duhet të mendoj seriozisht për këtë gjë”, ka thënë Haxhi Zeka. “Ikona” e skuadrës pejane ka shprehur besimin se skuadra e tij do të ketë rezultate me të mira në pranverë, kurse diferenca e pikëve nuk e frikëson aspak numrin dhjetë të Besës. “Në pranverë besoj se do të jemi më të fortë dhe do të kemi rezultate më pozitive. Diferenca në mes nesh dhe skuadrës lidere nuk është e madhe. Kjo na lejon që të jemi në garë për titull të kampionit”, ka shtuar “asi” pejan. Takimin e radhës skuadra e drejtuar nga Genc Hoxha do ta ketë me skuadrën e Ferizajt të mërkurën në stadiumin “Shahinhaxhiislami” në kuadër të Kupës së Republikës së Kosovës në Futboll. Sulmuesi Haxhi Zeka ka thënë se të gjitha rezultatet e tjera, përveç fitores, janë të papranueshme për skuadrën e tij. “Jemi të kompletuar dhe shumë të motivuar për këtë takim, kështu që për ne të gjitha rezultatet e tjera janë të papranueshme përveç fitores”, ka thënë Zeka. Skuadra e Besës pas stinorit vjeshtor renditet në pozitën e gjashtë me 25 pikë, po aq sa ka edhe Liria që zë pozitën e pestë në renditjen tabelore. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3207 |