HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Virtyt Hashani : Tani jemi per titull
nga AlbaniaSoccer   E premte, 13 Nentor 2009 16:42   pdfShtypEmail

virtyt_hashani“Para takimit me Hysin kam thënë se asgjë të sigurt nuk do të ketë kjo skuadër, dhe se loja do të jetë shumë e bukur. Ashtu doli. Ne shumë shpejtë i shënuam dy gola, por edhe i pranuam. Në këtë takim treguam karakter të fortë dhe nuk lejuam të humbim pikë. Besoj se edhe shikuesit në stadium janë ndarë të kënaqur”, kështu ka thënë një ditë pas takimit Hysi - KEK-u, Virtyt Hashani, i cili shënoi dy gola për skuadrën e tij. Pas fitores në Merdare sulmuesit anësor në skuadrën e KEK-ut i është rritur apetiti për suksese. Ai ka thënë se Kastrioti ka skuadër për të luftuar për titull.

“Jemi komponuar mirë. Duhet ta ruajmë këtë ekip që e kemi. Me dy përforcime do të ishim kandidatë seriozë për titullin e kampionit”, ka shtuar Hashani.

Oferta nga Dukagjini

Burime të afërta me futbollistin bëjnë të ditur se skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova është e interesuar për shërbimet e Virtyt Hashanit, por një gjë të tillë futbollisti as nuk e ka mohuar e as pohuar. Ai ka preferuar që të mos flas për emrat e skuadrave të interesuara.

“Kam kontratë me KEK-un deri në fund të kampionatit, por me mundësi të prishjes në janar. Oferta kam nga katër skuadra të Superligës, por është herët të flas më shumë rreth ofertave që kam”, ka thënë Hashani, i cili mendon se reparti i mbrojtjes është më i forti në skuadrën e KEK-ut. Pavarësisht që në këtë edicion ka luajtur në disa pozita, Virtyt Hashani ka shënuar pesë gola. Nga dy gola ia ka shënuar Drenicës dhe Hysit, kurse një Trepçës nga Mitrovica.

 

Veton Zymberi

 


busy
komente