HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fatih Karahoda: Fitore për “gjumë” të rehatshëm
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 11 Nentor 2009 17:22   pdfShtypEmail

liria_kf_fatih_karahodaKF Liria do të pres të enjten skuadrën e Vëllaznimit në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sulmuesi i skuadrës së Lirisë, Fatih Karahoda, ka thënë se skuadra e tij është e motivuar për fitore, pasi me tri pikë do të bëjë “gjumë” më të rehatshëm në pushimin dimëror. Ai shpreson të ketë shikues në numër me të madh, pasi ky takim pritet të jetë një spektakël i vërtetë.

“Pas barazimit me Trepçën fitorja është e vetmja gjë që mendojmë. Përmirësimi i kohës është diçka pozitive për të dyja skuadrat, pasi mund të shfaqin lojë me të mirë. Mendoj që do të ketë shikues me shumë dhe do të jetë një atmosferë e zjarret sportive. Ne jemi të përgatitur që të marrim tri pikë dhe të mbyllim sezonin vjeshtor me fitore”, ka thënë Fatih Karahoda.

Ndërsa mbrojtësit të Vëllaznimit, Fisnik Papuqi i mbetet merak se nuk do të mund të paraqitet në takimin e fundit të stinorit vjeshtor. Mirëpo ai ka shprehur bindje se shokët e tij të skuadrës nuk do të mposhtën në Prizren.

“Me mbetet merak se nuk do të mund të luaj në takimin e fundit të këtij sezoni. Mirëpo jam optimist se do të nxjerrim të paktën një barazim në Prizren, çka do të ishte një pluse për skuadrën tonë”, ka thënë Fisnik Papuqi.

Trajneri i Lirisë, Erdogan Cilina nuk mund të llogaris në shërbimet e Debatik Qarkagjise, kurse Vëllaznimit do të jetë i hendikepuar pa Fisnik Fapuqin dhe Luigj Buqajn.

Pas gjashtëmbëdhjetë xhirove skuadra e Lirisë ka tubuar 23 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, kurse Vëllaznimi zë venin e parafundit me 14 pikë të grumbulluara.

Veton Zymberi

 


busy
komente