Raiffeisen Superliga / Kek-u - Trepça '89 1-1 | ||||
|
Takimi i fundit i Stinorit Vjeshtor midis KEK-ut dhe Trepçës '89 ka përfunduar në barazim 1-1 duke e lënë skuadrën nga Kastrioti në vend të fundit. Loja filloi e shpejte per te dyja skuadrat, por ishin vendasit qe shenuan shpejt, me ane te Malajt i cili u ndihmua edhe nga gabimi i portierit Manxholli qe e grushtoi topin fillimisht, por nuk mundi ta ndalonte plotesisht stopimin e tij ne rrjete. Pas ketij goli, miqte u munduan te rrisin presionin karshi portes kundershtare, por pa sukses. Pjesa e pare perfundoi me avantazhin e skuadres vendase. Me fillimin e gjysem lojes se dyte, jane miqte qe u munduan te ushtrojne presion dhe ashtu sic ndodhi ne pjesen e pra, kete pjese loje jane miqte qe shenojne me ane te Florent Sejdiut duke shfrytezuar daljen e gabuar te portierit Avdyli. Ne vazhdim, nderprerjet dhe demtimet e ngadalsuan shume nivelin e lojes. Disa minuta perpara perfundimit, Trepca '89 shenoi edhe nje gol qe u anullua nga gjyqtari kryesor. Me kete takim perfundoi stinori Vjeshtor qe nxorri si kampion skuadren e Prishtines Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar Thane pas ndeshjes: Rafaet Prekazi - Trajner Trepça '89 "Ishte nje loje korrekte dhe mikpritje e kenaqshme. ne kishim ardhur per te marre piket e plota, por nuk i shfrytezuam rastet e krijuara. vendasit realizuan me nje raste dhe ishin ne gjendje te arrinin te merrnin nje barazim, me te cilin edhe une jam dakort". Mentor Miftari - Trajner KEK-u "Duke pare rrjedhshmerine e lojes si dhe mungesat qe kishim, jam i kenaqur me rezultatin dhe lojen qe zhvilluan lojtaret" Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3536 |