Valdet Shoshi : Jam i paanshem | ||||
|
Pejani i KF Drenicës e njeh vetëm drejtësinë. Ai mendon që futbollistët e tij çdo minutë të aktivizimit e fitojnë me djersë. Kurse top-golashënuesit i çon mesazh të punojë më tepër
Veton Zymberi
Trajneri i Klubit të Futbollit Drenica, Valdet Shoshi, ka thënë se është shumë i paanshëm, dhe vendimet e tij janë të bazuara në punën e futbollistëve. Sipas strategut pejan, askush në skuadrën e Drenicës nuk është i privilegjuar. “Jam trajner i paanshëm. Të gjithë futbollistët për mua janë të barabartë. Në skuadrën e Drenicës luan vetëm ai që e meritonâ€, ka thënë Shoshi, duke bërë me dije ndërkohë se “Regjë Zhabollaj dhe Ardian Syla janë ata që po më befasojnë, kurse me Fitim Halitin nuk jam i kënaqur, pasi dihet se me çfarë buje është transferuar në Drenicë. Mirëpo, pres që shumë shpejt që ai të rikthehet në formë më të mirë. Edhe Premton Muja është në mesin e atyre që meriton lëvdata. Atij i mungon vetëm finalizimiâ€. Skuadra e Drenicës në fundjavën që lamë pas ndau pikët me Lirinë, kurse takimin e radhës e zhvillon në shtëpi të vet kundër Kosovës së Vushtrrisë. Shoshi është shumë optimist dy ditë para këtij takimi. “Do të jetë një takim i vështirë, por kam besim te djelmoshat. Skuadra e Kosovës është për ta respektuar, por me një angazhim maksimal të futbollistëve të mi tri pikët do të mbesin në Skenderajâ€, ka shtuar ai. Skuadra e Drenicës brenda një jave ka humbur dy futbollistë me emër. Sulmuesi Brahim Vojvoda e ka përfunduar karrierën në futboll të madh, kurse mesfushori Arsim Plepolli është duke u provuar jashtë Kosovës. Skuadra e Drenicës pas javës së dymbëdhjetë renditet në pozitën e nëntë me katërmbëdhjetë pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3136 |